• Tirane, ofroj vend pune Korrier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Korrier | Shperndares
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
CITYSALE.AL

Përshkrimi i Punës: Qëllimi primar i pozicionit të korrierit në kompaninë City Shop dhe City Sale sh.p.k. është të transportojë objektet që kanë nevojë urgjente për shpërndarjen. Ndër këto objekte renditen produktet e City Shop për shpërndarje tek klientët, kontratat e bizneseve në kuadër të City Sale, dokumentet ligjore, draftet bankare, kuponet e klientëve ose sende të tjera sipas rastit/nevojës. Korrieri i kompanisë operon vetëm brenda vijave të Verdha të qytetit te Tiranës dhe kryhen dorëzimet duke përdorur një motor të vënë në dispozicion nga kompania.

Përgjegjësitë: I referohen funksioneve kryesore të Korrierit dhe listohen si më poshtë:

• Korrieri është përgjegjes për kalimin e kontratave për firmosje në bizneset përkatëse të transmetuara nga Financa e kompanisë City Sale
• Korrieri është përgjegjës për ekzekutimin e detyrave të tjera të përgjithshme në terren të përcaktuara nga eprorët në raste nevoje
• Korrieri ruan informacionet dhe kontaktet si edhe çdo dokument të nënshkruar dhe i dorëzon ato tek eprorët e tij/saj
• Korrieri gjithashtu mban shënime mbi objektet e mara dhe të dorëzuara, dhe duhet të jetë në gjendje të transmetojë mesazhe për njerëzit e duhur
• Korrieri është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të klientëve, bizneseve partnere dhe kompanisë City Shop dhe City Sale sh.p.k.
• Korrieri duhet të trajtojnë të gjitha pikat e kontaktit me të njëjtin respekt dhe mënyrë profesionale


Detyrat: I referohen funksioneve dhe aktiviteteve specifike të përditshme të punëmarrësit për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj. Detyrat e Korrierit janë:

• Korrieri merr udhëzime nga Agjenti i Shërbimit ndaj Klientëve i cili/e cila është në kontakt të ngushtë me klientët dhe bizneset partnere dhe klientët dhe njeh mirë adresat e tyre
• Korrieri ka për detyrë të ekzaminojë mjetin motorin përpara dorëzimit
• Korrieri është përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit të tij, përfshirë këtu furnizimin me karburant, servisin rutinë dhe çdo riparim të nevojshme për të mbajtur mjetin të sigurtë dhe në gjendje optimale pune
• Korrieri bën planifikimin e saktë të rrugëve të qytetit dhe adresës ku duhet të kryhet dorëzimi
• Korrieri kujdeset që të ketë me vetë të gjitha objektet që duhen dorëzuar gjatë një dite pune
• Korrieri duhet të jenë në gjendje të mirë fizike dhe të gëzojë shëndet të plotë
• Korrieri duhet të gëzojë shikim të mirë dhe ekuilibër të mirë
• Korrieri duhet t’i kushtojë kujdes paraqitjes së jashtme,* të jetë i pastër dhe i rregullt,* pasi paraqitja e tij/saj përqafëson imazhin e kompanisë
• Korrieri mban dhe përmirëson rezultatet e cilësisë së kompanisë duke u kujdesur të respektojë standartet dhe udhëzimet e paracaktuara nga Drejtuesit
• Korrieri ndjek çdo rast komplikimi të paraqitur nga konsumatori apo bizneset partnere deri në përmbylljen dhe zgjidhjen me sukses të çdo problemi që lidhet drejtpërdrejt me shpërndarjen e objekteve apo porosive të ndryshme të kompanisë


Aftësitë: I referohen një grupi cilësish dhe kualifikimesh që punëmarrësi duhet të ketë për tu konsideruar kandidat potencial për pozicionin respektiv të punës. Një Korrier duhet të gëzojë aftësitë e mëposhtme:
• Korrieri duhet të jetë i ndershëm dhe i besueshëm
• Duhet të jetë korrekt dhe i përpiktë
• Aftësi të shkëlqyera njohëse të rrugëve të qytetit te Tiranës
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese
• Aftësi të shkëlqyera orientuese
• Aftësi teknike në vrojtimin e plotësimit të kontratave dhe mbajtjen e të dhënave të bizneseve partnere
• Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët
• Shkathtësi, informacion, efiçiencë maksimale, vëmendje në detaje, profesionalizëm
• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe metodike
Aplikanti duhet te zoteroj patenten e Klasit A.


Te interesuarit qe i permbushin kriteret e mesiperme, mund te dergojn CV-ne e tyre ne adresen: pranvera.rrapushi@citysale.al ose mund te telefonojn ne kontaktin: 044 80 11 12. Gjithashtu mund te paraqiten prane zyrave te Administrates Cityshop & Citysale.al ne adresen: Rr. "Bardhok Biba", pas 15-Katshit, Tirane.

Suksese!

Tel. : 044 80 11 12
 


Apply WhatsApp
Back
Top