• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

Gemakler Shpk, kompani e mirenjohur ne distribucion te nje game shume te gjere produktesh , me nje historik te gjate ne tregun shqiptar, po kerkon Brand Manager per 2 produkte lider ne tregun boteror ne kategorite e tyre.

Detyrat e profilit jane:
-Brand Manager ështe përgjegjës për mbarevajtjen e shitjeve dhe gjenerimin e klienteve të rinj, ne koordinim me ekipin e tij te shitjeve.

-Menaxhon produktet dhe integrimin e produkteve të reja si edhe ndryshimet e mundshme per te gjithe portofolin qe ai ka ne ngarkim.

-Kryen analiza te ndryshme shitjeje, financiare dhe marketingu, hulumtim të tregut dhe konsumatoreve prirjet dhe pritshmerite e tyre, kryen matjen e performancës për të përcaktuar kërkesën e produktit , pozicionimin , qëndrueshmërinë dhe rentabilitetin.

-Propozon politika çmimi, ndryshime te mundshme cmimesh, strategjish marketingu apo shitjeje , menaxhon probleme te mundshme dhe ofron zgjidhje efektive.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

-Menaxhon ciklin e jetës se produktit dhe performancën se tij : shitje , prirje, pritshmeri, marketing dhe ben analizë numerike të gjerë duke përdorur të dhënat e kompanisë .
-Identifikimi dhe paraqitja e zgjidhjeve të reja dhe krijuese per produktin.
-Harton projekte të menaxhimit dhe integrimit të produktit , lancon , ben ndryshime gjatë gjithë implementimit.
-Identifikimi i kërkesave të biznesit dhe nevojave operacionale të bazuar mbi kërkesat e biznesit dhe objektivat e secilit produkt . Analizon dhe përshtat strategji të reja për të reaguar në tendencat e ndryshimit të tregut
-Koordinimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta pune me departamentet e ndryshme të brendshme , duke përfshirë Shitje, Finance. Magazine, Marketing etj.
-Suporton ne shitje te gjitha hallkat e zinxhirit te shitjeve: agjent, Key Account Manager, Menaxhere.
-Udhëheq zhvillimin e produkteve dhe komunikim/prezantim te produkteve të reja , trajnime te ndryshme lidhur me ndryshime të produktit dhe prirjeve të konsumatorëve të tyre si edhe ndikimet apo levizjet e konkurences.
-Hulumton dhe analizon potencialin e produktit në treg , duke përfshirë konkurrentet dhe target grupin e synuar te konsumatorit.
- Monitoron proceset e brendshme për mbarevajtjen e produkteve te portofolit te kompanise
-Ofron mbështetje për projekte të tjera të departamenteve nese eshte e nevojshme .
-Merr pjesë në mundësitë qe ofron kompania për tu zhvilluar personalisht dhe profesionalisht .
-Angazhohet për të përmbushur / tejkaluar standardet e pritshme të besueshmërisë.
-I përmbahet politikës se brendshme dhe te jashtme të kompanisë.
-Ai punon ne koordinim te ngushte me manaxheret rajonale dhe harton planin javor te punes ne bashkepunim me ta.
-Ai raporton te Drejtori I Shitjeve dhe zbaton cdo urdher apo detyre tjeter nga supervizori/et e tij.

Aftësitë dhe Specifikimet
- Brand Manager duhet të ketë aftesi komunikimi të shkëlqyera (verbal dhe me shkrim) dhe aftësi ndërpersonale.
-Ai duhet të jetë bindës, i afte per te ushtruar takt, i sjellshëm , të jetë negociator i shkëlqyer dhe me aftësi prezantuese shume të mira negociuese .
- Ai duhet jete i mirëorganizuar dhe i aftë për të interpretuar dhe tërhequr njohuri relevante nga burime të ndryshme dhe metodologji pune.
- Produkt Manager duhet të transformojë nevojat e klientit në një projekt realist dhe qe te përmbushe pritjet e klienteve.
-Ai duhet të ketë aftesi të forta analitike matematikore biznesi dhe statistikore.
- Produkt Manager duhet të ndertoje dhe mbajë te dhena te historikut te klientëve të tij.
-Ai duhet të jetë në gjendje për të punuar nën presion dhe ndjeke afatet.
-Ai duhet te dije të jetë i pavarur dhe me vetë-iniciativë dhe i përqendruar.
-Aftësi për të shkruar dhe për të ofruar trajnim per grupin e tij te shitjes.
-Aftësi të menaxhimit të projektit;
-Aftësitë e lehtësimit të grupit, aftësi të menaxhimit të kohës, aftësia për të të qenë pro- aktiv e me një sens urgjence per zgjidhjen e problemeve

Ambienti i punës
-Produkt Manager duhet te kete parasysh se duhet te kalojë shumicën e kohës duke biseduar me klientët, me të dëgjuarit e tyre personalisht ose në telefon.

Arsimi dhe Kualifikimet
-Diploma e shkolles se larte eshte kriter absolut.
-Njohuri te shkelqyera te gjuhes angleze.
-Nje diplome shtese apo diploma trajnimesh te kryera , diplome master,bachelor etj, eshte avantazh.
-Përvoja në zhvillimin e produktit , planifikimin strategjik, dhe zbatim eshte avantazh.

Personit do ti ofrohet:

-Kontrate sipas standarteve ligjore
-Trajnime te mirfillta mbi komunikimin dhe shitjen
-Trajnime mbi produktin dhe konkurencen
-Suport te vazhdueshem
-Pagese e formuar nga nje baze nder me te lartat ne treg dhe perqindje
-Bonuse per arritjen e objektivave

Te interesuarit te dergojne nje CV te detajuar me eksperiencat e meparshme dhe me fotografi sipas formatit Evropian ne e-mailin e meposhtem deri ne daten 31/10/2014[/b]


mail: salesdirector@gemakler.al

Te perzgjedhurit do te kontaktohen me telefon per te caktuar daten e intervistes.
 


Apply
Back
Top