• Tirane, kerkohet Manaxher i Pjeseve te Kembimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
"AUTO FRANCE - AL" sh.p.k. kërkon Manaxher Pjesë Këmbimi.

Pozicioni:
Mban në kontroll eficent magazinën e pjesëve të këmbimit.
Realizon në kohë të shkurtër preventivë/situacione sipas kërkesës së klientit.
Formalizon në sistem porositë e pjesëve të këmbimit. Duke njohur mirë cdo model i sugjeron dhe reklamon klienteve pjesë, riparime, aksesorë etj.
Përllogarit, programon dhe formaton fushata në periudha të caktuara të vitit që rezultojnë me rritje të xhiros vjetore.
Ndjek dhe realizon në limitin e dhënë kohor "Recall Campaigns" që organizon prodhuesi.
Ofron mbështetje për Keshilltarin e Servisit. Kujdeset për zbatimin e kërkesave të klientit të përcaktuara në urdhërin e punës.
Njeh programet online dhe offline të prodhuesit për profilin Pjesë Këmbimi. Lexon dhe mëson në kohë reale azhornimet e publikuara nga prodhuesi.
Mban komunikim te vazhdueshëm me Manaxherin e Pas-Shitjeve për ecurinë dhe problematikat e punës.

Aftësitë dhe kualifikimet:
Të ketë arsimin e lartë (Inxhinieri Mekanike ose degë e ngjashme me të).
Të zotërojë në nivel të lartë gjuhën angleze (lexuar, shkruar, folur).
Të ketë eksperiencë të mjaftueshme pune (në pozicionin/sektorin përkatës).
Të ketë aftësi menaxhimi dhe organizimi dhe pune në grup.
Të ketë aftësi komunikimi dhe prezantimi.
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.
Të zotërojë patentë (min kategoria B)
Preferohet njohja e programit Financa5.
Mosha e kërkuar 25-35 vjec.

Aplikimet e të interesuarve bëhen vetëm duke derguar CV-të e tyre në adresën office@citroen.com.al.

P.S. Personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.

Cel. : +355692078839
 


Apply WhatsApp
Back
Top