• Vlore, ofroj vend pune part time Përfaqësues Promocioni

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Përfaqësues Promocioni”, ne degen e saj ne qytetin e Vlores.

Përgjegjësitë:

  • Prezantimin dhe këshillimin e klientëve rezidencialë, mbi produktet dhe shërbimet e kompanisë ABCom.
  • Kontaktimin e drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet telefonit, të klientëve rezidencialë, me qëllim shitjen e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë, realizimin e kontratave dhe pagesave në terren.
  • Krijimin e rrjetit të klientëve rezidencialë në zonën e tij dhe përkujdesjen ndaj këtij rrjeti.
  • Aftësi të kuptojë dhe punojë për realizimin e objektivave të shitjes
Profili:
[FONT=&quot] [/FONT]

  • Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës së lartë përbën avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi të punojë nën presion.
  • I orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit
  • Njohje e mirë e Vlores dhe aftësi orientuese
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Njohuria e gjuhës angleze, përbën avantazh.
Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme me shitjet në terren.
  • Njohje dhe aftësi për të krijuar njohje dhe komunikim miqësor, me klientët potencialë

Kompania ofron kushte të shkëlqyera pune, paga të niveleve më të larta të tregut, mbulimin e të gjitha detyrimeve ndaj punonjësit, trajnime si edhe mundësi rritjeje profesionale brenda saj.

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top