• Tirane, ofroj vend pune Asistent Ligjor

Në kuadër të projektit“ Partneritet për Ndryshim- Institucionalizimi i Aksesit në Drejtësi për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, nr 2013/332-164, mbështetur nga Bashkimi Europian, kërkohet një jurist/e ( asistent/e ligjore) që do të ndjek shqyrtimin e kuadrit ligjor për aftësin e kufizuar, indetifikimin e problemeve të PAK në Shqipëri dhe bashkëpunimin dhe punën e përbashkët me ekspertët kombëtar dhe atë ndërkombëtar për përgatitjen e një raporti kombëtar në lidhje me aksesin në drejtësi për PAK në Shqipëri.
Disa prej kritereve kualifikuese asistenit/e ligjore janë:
- Të njoh mirë legjislacionin Kombëtar, Europian dhe Ndërkombëtar në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar
- Të jetë diplomuar për Juridik, me mesatare te shkelqyer, e perferueshme mbi 9
- Të ketë rreth 3 vjet eksperincë, ne ushtrimin e profesionit në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut etj.
- Vleresohet eksperincë në shkrimin dhe implementimin e projekteve, veçanërisht projekte me Komisionin Europian
- Të njoh shumë mirë gjuhën angleze, si gjuhe pune per shkrimin e raportve dhe plotesimin e dokumentacioneve
- Të jetë i/e aftë të punoj në grup
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi
- Të jetë në gjendje të punoj në afate të përcaktuara dhe te ngjeshura
- Preferohet të ketë eksperincë pune të mëparshme me personat me aftësi të kufizuara
- Te jete e disponueshme per udhetime brenda dhe jasht vendit
- Preferohen kualifikime të tjera profesionale në këtë fushë
Kandidati/tja I duhet dhe të udhëtoj në rrethe për të mbledhur të dhëna rreth problemeve dhe vështirësive që hasin PAK në organet e drejtësisë si dhe të marrë pjesë në trajnime dhe seminare të organizuara në kuadër të aktiviteteve.

Do t’ju luteshim të na dergonit CV deri më datën 25 Shtator 2014, ora 17.00 në adresën shvshal@yahoo.com me subjekt: Asistent Ligjor
Kandidatët e perzgjedhur do të kontaktohen për intervistë
 


Apply
Back
Top