• Menaxher Marredhenie Me Klientin (M/F);ABU DHABI

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Oman etj).

Jemi duke kërkuar kandidate për pozicionin : MENAXHER MARREDHENIE ME KLIENTIN (M/F); ABU DHABI

Qëllimi i Pozicionit : Përgjegjëse për të siguruar nivelet më të larta të pritjes dhe shërbimit të përcaktuara nga politikat e hotelit.

Detyrat/Përgjegjësitë:

-Menaxhon punën operacionale të cdo dite dhe kujdeset për sigurimin e cilësisë dhe standarteve në përputhje me politikat e hotelit
-Planifikon dhe përcakton detyrat e stafit pjesë e departamentit të shërbimit
-Përgjegjës për menaxhimin e situateve të vështira me klientët, për të gjetur zgjidhje problemeve që krijohen në shërbimin e klientit
-Ndërhyn në cdo situate ku duhet të mbrohet imazhi dhe integriteti i hotelit
-Prezanton dhe shoqëron klientët në ambjentet e hotelit
-Supervizon rregullisht ambjentet e hotelit për të pare nëse respektohen standartet e sigurisë, cilësisë dhe mirëmbajtjes së hotelit
-Komunikon me klientët në mënyrë të vazhdueshme për të kuptuar mendimin e tyre mbi cilësinë e shërbimit
-Mban të dhënat e klientëve dhe regjistron ankesat e problematikat e tyre
-Trajnon stafin e ri dhe atë ekzistues
-Sugjeron dhe harton strategji e politika për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve
-Raporton në mënyrë të rregullt tek Eprorët

Kualifikime/Kërkesa:

-Arsimi i lartë – i domosdoshëm
-Eksperiencë e ngjashme në hotele
-Mosha 25-35 vjeç
-Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze
-Njohuri kompjuterike te Programeve : MS Excel/Word/Outlook/Access

Aftësitë:

-Aftësi shumë të mira komunikuese
-Aftësi shumë të mira drejtuese, organizuese dhe raportuese
-Aftësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie me klient
-Aftësi negociuse dhe bashkëpunuese
-Aftësi për të punuar nën presion

Ofrohet:

-Kontratë pune 2-vjeçare me të drejtën e rinovimit
- Akomodim i garantuar
-Siguracione shëndetësore
-Vizë pune dhe biletë avioni
-Paga 900 - 1300 $

Për të aplikuar dërgoni një CV në shqip ose anglisht me foto, me subjekt " MENAXHER MARREDHENIE ME KLIENTIN " në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 66 20 92 424
 


Apply WhatsApp
Back
Top