• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Consulente Higjene

Hygenia eshte nder kompanite e paketa qe ka zgjedhur te dallohet ne tregun shqiptar nepermjet sherbimit qe i jep klientit te saj, cilesise se produktit dhe rendesise se njerezve qe e perbejne ate.

Jemi te bindur qe qe nje sherbim i kenaqshem jepet vetem nga njerez te kenaqur prandaj edhe objektiva jone e pare eshte qe tu japim mundesi njerezve qe bashkepunojne me ne qe te fitojne te ardhurat e tyre ne menyre te drejtperdrejt ne baze te punes qe bejne pa asnje lloj limiti.
Meritokracia dhe eksperienca jane absolutisht te vleresuaar ne menyre qe secili te mund te ndertoje historikun e tij dhe ajo qe eshte me kryesore, te mund te fitoje nga historiku dhe eksperienca e tij.

Hygenia eshte kompani qe meret me konsulence per industrite e ndryshme mbi pastrimin dhe mbi termat e higjenes se vendeve dhe ambienteve publike si hotele, restorante, bare, palestra, SPA, shkolla, universitete, mensa, klinika, spitale etj

Nepermjet njohurive qe merren gjate trajnimeve ju do te jeni ne gjendje qe te mund ti gjeni nje zgjidhje problemeve higjenike te klientit tuaj nepermjet produkteve teper cilesore Made in Italy qe aktualisht tregtojme me nje raport cilesi/cmim shume te favorshem.

Objektivi yne eshte qe te ndertojme nje ekip konsulentesh qe te jene te kenaqur me punen e zhvilluar dhe qe mund te percjellin kete kenaqesi klienteve te tyre nepermjet njohurive, zgjidhjes se problematikave higjenike te tyre dhe me ane te keshillimit te produktit te sakte te Hygenias.

Kerkojme njerez dinamik, optimist, entuziast dhe qe duan te ndertojne nje biznes te vogel te tyrin nga ku mund te nxjerrin te ardhurat per familjet e tyre.

Pagesat jane direkt te lidhura ne baze se punes se kryer dhe cilesise se saj. Ato perbehen nga perqindjet me te larta qe ekzistojne aktualisht ne tregun e produkteve te higjenes dhe vec kesaj natyrish me te mire do te vlersohen here pas here me ane te bonuseve dhe garave te ndryshme qe organizohen cdo muaj.

Hygenia si asnje kompani tjeter vlerson te gjithe kohen e bashkpuntorit pikerisht per kete, ne kemi nje sistem pagesash qe asnje kompani tjeter nuk e ka, sistem i cili ben qe te vlersohet vjetersia e punes se secilit bashkepuntor

Aktualisht po kerkojme nje Consulent per qytetin e Tiranes i cili do te jete pergjegjes per zonen dhe klientet e tij duke e zhvilluar dhe duke e rritur ate.

Eksperienca te meparshme ne raport me klientet do te benin vantazh edhe pse nuk jane te te njejtit sektor meqenese cdo gje do te jepet nepermjet trajnimeve.
Minimalisht arsimim te mesem.

Ofrohen:
Perqindjet me te larta te sektorit
Trajnime mbi shitjen, komunikimin, produktet dhe industrite
Support te vazhdueshem ne terren ne menyre qe rritja e secilit te jete sa me e shpejte

Te interesuarit te dergojne nje CV (format EU) me foto brenda dates 20/09/2014 ne adresen :

hygenia.company@gmail.com
 


Apply
Back
Top