• Tirane, ofroj vend pune OFICER/SPECIALIST LOGJISTIKE&ADMINISTRATE

Njoftim për vend të lirë pune​

VisionFund Albania, Institucioni Mikrofinanciar, i Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

OFICER/SPECIALIST LOGJISTIKE&ADMINISTRATE - TIRANË

VisionFund Albania (VFA) ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT
  • Të sigurojë një menaxhim efektiv të makinave në VFA që përfshin, dokumentacionin, siguracionin, konsumin e karburantit, serviset, raportimet dhe parkimin.
  • Koordinon proceset e mirëmbajtjes së aseteve të VFA duke sigururar zgjidhje në kohë për çdo mosfunksionim të tyre.
  • Përgjegjës për menaxhimin e sistemit të aseteve sipas politikës dhe procedurave të VFA.
  • Koordinon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e zyrave të VFA, që përfshijnë gjetje ambjentesh të përshtatshme, negociatat për përdorimin e tyre, sigurimin e faciliteteve të nevojshme etj.
  • Siguron që të gjitha zyrat e VFA kanë furnizimet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës së tyre.
  • Bën inventarizimin dhe lëvizjen e aseteve nëpër zyrat e VFA.
  • Përgjegjës për testimin e punonjësve për përdorimin e makinave të VFA.
  • Siguron trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe shëndetin në punë sipas standarteve ligjore dhe të VFA.
  • Bashkëpunon me Financën për proceset e prokurimit të mallrave dhe shërbimeve në VFA.
  • Kontribuon në zhvillimin e procedurave dhe praktikave të mira të prokurimit.
  • Përgjegjës i drejtpërdrejtë për blerjet e produkteve dhe shërbimeve në VFA.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të ngjashme, e preferueshme
  • Licensë Drejtimi e Automjetit dhe eksperiencë e konsoliduar në drejtimin e makinës, të paktën 5 vjet
  • Të ketë të pakën 1-2 vjet përvojë pune në fushën e logjistikës/administratës
  • Aftësi shumë të mira ndërvepruese dhe të komunikimit
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe negociuese ne fushën e administrimit
  • Aftësi të mira raportuese
  • Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 10 Shtator 2014, ora 18:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
Rr: Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të, VisionFund Albania - Tiranë
email : hr@visionfund.al
 


Apply
Back
Top