• Tirane, ofroj vend pune Montues/Asistent Montimi Mekanik dhe Elektrik per Ashensore

HYMERI KLEEMANN SHPK
KONKURS
Divizioni Teknik – Departamenti Montimit


Pozicioni: Montues dhe Asistent Montimi
Hymeri Kleemann shpk eshte partner i autorizuar i Kompanise se ashensoreve KLEEMANN ne Shqiperi dhe Kosove. Ne kuadrin e zgjerimit te departamentit te montimit, Divizioni Teknik, Hymeri Kleemann shpk kerkon te punesoje individe me intergritet dhe deshire per pune . Konkursi eshte per 3 (tre) vende pune :
Montues Mekanik dhe Elektrik- Nje (1) vend pune – Niveli Specialist
Asistent Montimi – dy (2) vende pune pune – Niveli asistent apo senior asistent (varesisht eksperiences)

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Montuesit Mekanik dhe Elektrik:
• Eshte pergjegjes per instalimin mekanik dhe elektrik te ashensoreve KLEEMANN duke u mbeshtetur ne skemat perkatese per montim
• Fillon ndjekjen e punes dhe eshte pergjegjes per procesin qe nga shkarkimi i impjantit deri ne momentin e perfundimit te instalimit te impjantit dhe dorezimin e tij ne menyre funksionale
• Kujdeset qe cilesia e montimit te jete brenda te gjitha parametrave te kerkuar nga KLEEMANN dhe sipas certifikimit perkates te secilit produkt
• Gjate procesit te montimit ben adaptime te vogla te struktures apo kafazit te ashensorit per te realizuar montimin e ashensorit ne menyren e duhur
• Punon dhe respekton te gjitha rregullat e sigurimit teknik ne pune dhe eshte i kujdesshem per veten dhe koleget.
• Mbeshtet ekipet e tjera te mirembatjjes apo riparimeve kur kjo eshte e nevojshme
• Eshte fleksibel dhe realizon dhe te tjera detyra qe i percaktohen nga supervizori direkt dhe menaxhimi i kompanise
• Raporton tek udheheqesi i departamentit te montimit.
• Adaptohet kultures se punes, rregullave dhe menyres se punes ne Hymeri Kleemann shpk
• Raporton ne menyre periodike ne lidhje me progresin e punes se tij dhe te asistentit perkates.
• Te punoje shume mire ne grup duke stabilizuar dhe mbajtur raporte te shkelqyera, duke ndihmuar dhe mbeshtetur ekipin.

Aftesite e domosdoshme :

- Te kete te eksperience ne montime mekanike dhe elektrike te ashensoreve elektrik dhe hidraulik. Eksperienca me ashensoret KLEEMANN do te konsiderohet avantazh
- Te kete referenca per punet e kryera
- Te jete ne gjendje te lexoje skemate mekanike dhe elektrike te ashensoreve
- Te kete nje leje te vlefshme drejtimi automjeti
- Njohurite e gjuhen angleze do te konsiderohen avantazh
- Aftesi te krijoje dhe te mbaje raporte shume te mira me investitoret dhe koleget, te punoje mire ne grup dhe aftesi shume te mira komunikuese dhe nderpersonale.
- Vemendje ndaj detajeve dhe precizitet, i pergjegjshem (pergjegjesi per punen e tij) dhe gatishmeri per orar fleksibel
- I gatshem te punoje jashte Tiranes dhe jashte Shqiperise.

Detyra, pergjegjesite kryesore dhe aftesite e domosdoshme te Asistentit te Montimit jane te ngjashme me ato te Montuesit. Ndryshimin e ben nivelin i eksperiences ne montim.

Kandidateve qe do te thirren ne interviste do tu kerkohet te sjellin dhe keto dokumente shtese:
- Deshmi penaliteti
- Kopje te patentes
- Referenca nga punedhenesit e meparshem

(Informacionet jo te verteta ne cdo faze te procesit te aplikimit do te sjellin skualifikimin e menjehershem te kandidatit. Ne momentin qe dergojne CV-per te aplikuar, kandidatet i japin automatikisht te drejten Hymeri Kleemann shpk, te mbledhe informacion ne lidhje me eksperiencat e meparshme te tyre)

Vetem kandidatet me te pershtashem do te thirren ne interviste. Kandidatit te punesuar do ti jepet mundesia per nje kontrate pune, page, si dhe favore te tjera.

Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne, brenda dates 25 Gusht 2014, ne adresen e emailit

info@hymerikleemann.al

Faleminderit
Hymeri Kleemann shpk
 


Apply
Back
Top