• Tirane, ofroj vend pune Teknik Mirëmbajtje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Aleat Sh.p.k., është një kompani shqiptare, bashkëpunim midis Morpho, më parë Sagem Sécurité dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, e cila prodhon kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike për qytetarët shqiptarë.

Ne kërkojmë të punësojmë për kompaninë tonë:

Teknik Mirëmbajtje

PERMBLEDHJE

Përgjegjës për kryerjen e detyrave të mirëmbajtjes të infrastrukturës teknike si instalime elektrike, aspirim kondicionim (HVAC), ngrohje-ftohje, sistemet e kontrollit të aksesit, të kamerave (CCTV) si dhe të sistemit BMS.

PERGJEGJESITE

  1. Inspekton infrastrukturën dhe ndërtesën për të përcaktuar sistemet funksionale dhe për të zbuluar mosfunksionimet dhe riparimet e nevojshme.
  2. Kontrollon statusin e mirëmbajtjes së gjeneratorit, si gjendjen e depozitës së vajit, panelet relevante etj.
  3. Përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrik.
  4. Kontrollon sistemin e shuarjes së zjarrit, sistemin sprinkler, alarmit kundra vjedhjes, dhe njofton supervizorin nëse ështe e nevojshme.
  5. Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike të sistemit të komandës BMS, Kontrollit të Aksesit dhe Sistemet CCTV.
  6. Kontrollon sistemin UPS për funksionimin e tij sa më të rregullt.
  7. Menaxhon dhe mirëmban / riparon pjesët e këmbimit (ku është e mundur) dhe ruan dokumentacionin e nevojshëm.
  8. Performon detyra të tjera të caktuara që mund ti ngarkohen.

KERKESA TE POZICIONIT

  1. Diplomë bachelor në inxhinieri mekanike/elektrike.
  2. Njohuri të gjuhës angleze, njohja e gjuhës frënge përbën avantazh.
  3. Njohje e shkëlqyer e paketës Office dhe aftësi të mira kompjuterike.
  4. Njohje e pajisjeve respektive, e politikave, procedurave, rregulloreve dhe strategjive për të promovuar mbrojtje efektive të njerëzve, të të dhënave dhe institucionit.
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  6. Minimumi 2 vjet eksperiencë në fushën respektive.
  7. Besueshmëri, iniciativë, dhe aftësi për të mësuar dhe përmirësuar aftësitë e veta.
  8. Fleksibël për të qëndruar jashtë orareve zyrtare, fundjavave, ditët e festave, orët e natës, në rast se kërkohet nga punëdhënësi për ndërhyrje urgjente.
  9. Njohës i Auto Cad për dokumentim, lexim të vizatimeve dhe projekteve.

Profesionalët të cilët janë të interesuar në këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë një letër motivimi dhe një CV në gjuhën angleze së bashku me fotografi, pranë: burime.njerezore@aleat.com ose “Aleat Sh.p.k. Rruga Xhanfize Keko, Tiranë-Shqipëri”
Dokumentat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top