• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Blerjesh per Projektet

VNALB062014

Shoqëria Albchrome SHPK kërkon të punësojë një Menaxher/e Blerjesh per Projektet*, I/E cila do të punojë me orar të plotë pranë Zyrave Qëndrore Tiranë.​

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Personi përgjegjës për furnizimin e materialeve dhe shërbimve sipas kërkesës dhe specifikimeve kontraktuale për projektin e hapjes së thellësisë, Pusi No 09 Bulqizë. Ekzekutimi i Blerjeve dhe porosive në përputhje me grafikun përkatës, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm dhe me saktësi maksimale. Raporton tek Drejtori i Departamentit të Prokurimeve dhe Llogjistikës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Menaxheri/ja Blerjeve për projektet punon pranë Zyrave Qëndrore Tiranë nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Prokurimeve dhe Llogjistikës dhe kryen këto detyra:

1. Koordinon me Menaxherin e Projekteve dhe zbaton me përpiktmëri maksimale grafikun e blerjeve te projektit;
2. Rishikon dhe përditëson grafikun e blerjeve, monitorimi i progresit dhe hartim i një plani të rifreskuar;
3. Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët potencial, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emri dhe historia e furnitorit;
4. Analizimi i çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe çdo të dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mire;
5. Negocion, rinegocion dhe administron kontratat me furnitorët lokal dhe me palën Kineze;
6. Monitoron ngarkesat për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;
7. Komunikon statusin e porosive të hatuara vetë për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;
8. I lokalizon furnitorët e materialeve/pajisjeve dhe i interviston ata për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;
9. Mbikqyr dhe analizon tregun dhe sistemet e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërine e materialeve/pajisjeve aktualisht dhe në të ardhmen;
10. Zhvillon dhe zbaton udhëzime Drejtorit të Departamentit, politikat dhe procedurat e Shoqërisë;
11. Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët lokal dhe nënkontraktorët;
12. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo Menaxhim Projektesh; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi” dhe/apo “Menaxhim Projektesh”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Prokurime dhe/ose Marketing.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 4 vjet;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura brënda orës 17:00 datë 10.08.2014, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.


*Ky pozicion është me një kontratë me afat të caktuar sipas ecurisë së Projektit, maksimalisht deri më 31.12.2014.
 


Apply
Back
Top