• Durres, ofroj vend pune Kontabilist

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Diambe shpk , për nevojat e saja në departamanin e financave kërkon :

Ekonomiste me orar të plotë 08.00 – 16.00

Detyrat dhe përgjegjsitë:
 Të kryejë punë të ndryshme kontabiliteti qe përfshijnë: Hyrjen e mallit në sistem në pikat e shitjes (markete) dhe në depon kryesore , aktivitete në lidhje me transferimin e mallit nga depot në pikat e shitjes dhe anasjelltas, të ndjekë konkludimin e pagesave për furnitorët, regjistrimin e ekstraktit bankar, mbylljen e shitjeve ditore etj.
 Të rregullojë dhe mirëmbajë dosjet në lidhje me aktivitetet e departamentit të Financës; përfshirë faturat dhe dokumentet e tjera kontraktuale që mbështesin/justifikojnë aktivitetet e kryera .
 Detyra tjera të deleguara nga përgjegjësi i financave.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

 Arsim të lartë, Diplomë Universitare në Financë ose Kontabilitet ose në fusha të tjera ekonomike.
 Mbarimi i kurseve të specializuara të kontabilitetit përbën avantazh.
 Ме ose pa përvojë pune.
 Aftësi komunikimi në gjuhë të huaj, parapëlqehet njohja e gj.angleze .
 Aftësi kompjuterike: Microsoft office dhe programe financiare.
 E aftë për të punuar në grup dhe nën presionin e kohës për të arritur objektivat e caktuara.
 Aftësi të mira komunikuese dhe koordinuese. Shpejtësia dhe saktësi gjatë punës.

Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV-të duke specifikuar pozicionin për të cilën aplikojnë në adresën tonë elektronike: hr@diambe.com ; muhamedalimi@diambe.com

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
 


Apply
Back
Top