• Tirane, ofroj vend pune part time Logopediste

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Infermieri
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Puna në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri bazohet në katër principe: Nëna, Vëllezër dhe Motra, Shtëpia, Fshati.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin e lirë (me kohë të pjesshme nga Korrik – Dhjetor2014, dy herë në javë, nga 5 orë):


LOGOPEDIST NË PROGRAMIN E SOS FSHATIT TË FËMIJËVE


Logopedisti në Programin e SOS Fshatit të Fëmijëve siguron mbështetje për riaftësimin e të folurit për fëmijët me probleme në të folur, të Projektit të Fuqizimit të Familjes Sauk,duke vlerësuar dhe ndërhyrë nëpërmjet teknikave bashkëkohore të shërbimit të logopedisë.

Detyrat Kryesore:

1. Të jetë pjesë e grupit vlerësues të fëmijës që do të mbështetet me shërbim logopedie.
2. Të identifikojë vështirësitë/çrregullimet e të folurit dhe të komunikimit dhe në varësi të tyre të jetë e aftë të hartojë programe individuale të shërbimit logopedist dhe ta ofrojë këtë shërbim sipas nevojave.
3. Të përdorë metoda bashkëkohore pune për të krijuar një klime sa më tërheqëse në shërbimin e ofruar në mënyrë individuale ose në grup.
4. Merr pjesë në planin e zhvillimit tëfëmijës/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja logopedike dhe mbështet bashkëpunëtoret e zhvillimit të fëmijës ( punonjësit socialë, psikologu, mjeku,prindi).
5. Ndërhyndhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale për fëmijët me probleme të të folurit.
6. Të monitorojë dhe te vlerësojë progresin e fëmijës.

Profili për pozicionin LOGOPED

Ü Diplomë universitare në Infermieri, dega Logopedi.
Ü Të paktën 3 vjet eksperiencë në punë mefëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe përmbushjen e nevojave logopedike.
Ü Të zotërojë teknikat logopediste për riaftësimine të folurit të fëmijët.
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhepër të punuar në grup.
Ü Aftësi shumë të mira komunikuese.
Ü Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që trajton.

Paraqitjae dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar tëparaqesin brenda datës 13.07.2014 në adresën manjola.zenelaj@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohenpër intervistë.
 


Apply
Back
Top