• Tirane, ofroj vend pune Agjent shitje në sektorin IT

Agjent shitje në sektorin IT

Profili i kompanisë
CK Development është një kompani me seli në Tiranë, e cila është e fokusuar në katër shërbime kryesore: Konsulencë në IT, Aplikacione me porosi, Sisteme Gjeo-Informatike (GIS) dhe Your Web.

Përshkrimi i punës
Kërkohet një agjent shitje në sektorin IT për të kryer shitje të shërbimeve IT, aplikacioneve për biznese dhe faqeve web.

Detyrat/Përgjegjësitë

  • Gjen dhe kontakton klientë të rinj në lidhje me produktet dhe shërbimet e përcaktuara nga kompania për shitje.
  • Prezanton në mënyrë profesionale sipas modelit të përgatitur nga kompania, produktet dhe shërbimet që ofrohen ndaj klienteve.
  • Përgatit raportet ditore mbi takimet e kryera me klientët.
  • Përgatit planin ditor të punës.
  • Punon për të arritur objektivat e shitjes të përcaktuara nga kompania.

Kualifikime/Eksperience

  • Eksperiencë pune të mëparshme në fushën e shitjeve.
  • Eksperienca në shitje në sektorin IT është avantazh.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komuniuese.
  • Aftësi negociuese dhe bindëse.
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe të folur.

Kontaktoni me e-mail duke derguar CV-ne: ckd.jobs@ckd.al
 


Apply
Back
Top