• Tirane, ofroj vend pune Agjente Marketingu

Vesa Center kerkon te punesoje:

Agjente Marketingu (full – time)
Detyrat/Pergjegjësitë
• Mban kontakte te drejtperdrejta me klientet potenciale,
• Ben studimin e tregut dhe kerkon per bashkepunetore kryesisht ne fushen e hotel – restorant.
• Ndërton korrespondencen me klientët (e-mail dhe telefon) dhe ndjek ecurinë e pagesave me ta.
• Përpilon dhe dërgon njoftimet zyrtare te klientët per ofertat e reja.
• Ndihmon në hartimin e materialeve të ndryshme reklamuese.
• Kërkon informacione në lidhje me fushën e marketingut dhe të shitjeve nga burime të ndryshme, për projekte të reja .
• Organizon, asiston dhe mban kontaktet ne rastet e organizimit te eventeve.
• Ndihmon në prodhimin e materialit promovues, në bashkëpunim me agjencitë e reklamave.
• Ndihmon në monitorimin e përmbajtjen, mirëmbajtjen e websitit dhe të rrjeteve sociale.
• Siguron raportim në kohë në lidhje me proceset që ndjek.
• Në një fazë të dytë, të ndjekë implementimin e buxhetit të marketingut sipas elementeve të planifikuar të tij.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë universitare, preferohet Marketing.
• Eksperiencë 1-2 vjecare, preferohet të ketë performuar në detyrat e mësipërme.
• Të jetë krijuese, energjike, të marrë përgjegjësi dhe të jetë e aftë të zgjidhë probleme.
• Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi shumë të mira në kompjuter duke përfshirë programet e design-it (e preferueshme).
• Të zbatojë me përpikmeri detyrat dhe të raportojë tek eprorët.
• Të jetë e përkushtuar dhe e gatshme për orare të zgjatura të punës.
• Të njohë gjuhën angleze (një gjuhë e dytë përbën përparësi).

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit: artel@abcom.al
Aplikantet kane afat deri ne 19 maj 2014.
Vetem aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top