• Tirane, ofroj vend pune part time Eksperte Metodologjike

Shoqata Internacionale për Solidaritet (SHIS) është një OJF shqiptare e themeluar në vitin 1998, partner i Fondacionit AVSI . Misioni i SHIS është ndërhyrja në favor të personave në vështirësi duke kontribuar në sektorin e edukimit. Aktualisht SHIS është duke imlpementuar projektin “Promovimi i aksesit të barabartë në arsim për 440 fëmijë që jetojnë në zonat e varfra rurale dhe urbane të Shqipërisë”, financuar nga EIDHR.
Ky projekt me kohëzgjatje 18 muaj bazohet në eksperiencën 8-vjecare që SHIS dhe partnerët e tij kanë në fushën e të drejtave të fëmijëve, me vëmendje të vecantë në të drejtën për arsimim dhe në parandalimin e braktisjes shkollore dhe synon që të krijojë, testojë dhe shpërndajë një model të qëndrueshëm të Parandalimit të Braktisjes Shkollore. Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të sigurohet qasje e barabartë në arsim për fëmijët nga zonat e varfra rurale dhe urbane, të tilla si Puka, zonat rurale të Shkodrës, dhe zona e Kombinati në Tiranë.
Duke u përqëndruar në të drejtën e arsimit, objektivi specifik është që të promovojë të drejtat e fëmijëve dhe parandalimin e braktisjes së shkollës në 11 shkolla në zonat rurale dhe të varfëra të Shkodrës, Pukës dhe Kombinatit-Tiranë.

Roli: Përgjegjës për krijimin e modelit të praktikës së mirë të parandalimit të braktisjes shkollore

Përgjegjësite:

• Përgjegjëse për krijimin e modelit të praktisës së mirë të parandalimit të braktisjes shkollore
• Përgjegjesë për vlerësimin e brendshëm .
• Përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e planeve mujore dhe e të gjitha aktiviteteve të animacionit dhe te rekuperimit në 11 shkollat e përfshira në projekt.

Përgjegjësitë dhe detyrat:
• Hartimin e planit të monitorimit/vlerësimit të projektit
• Realizimi I një takimi mujor për 7 shkollat e reja më grupet e punës së rekuperimit dhe të animacionit me qëllim për të monitoruar/vlerësuar dhe programuar aktivitetet mujore.
• Realizimi I një takimi tre mujor për 4 shkollat e vjetra për të monitoruar/vlerësuar dhe programuar aktivitetet mujore.
• Realizimi I vëzhgimeve të aktiviteteve të rekuperimit dhe animacionit.
• Bashkëndarja e informacionit me aktorë të tjerë të përfshirë në project.
• Hartimi I një raporti mujor mbi aktivitet e realizuara dhe sugjerime.
• Hartimi I një dokumenti final mbi metodologjinë e ndërhyrjes si një model I mirë I parandalimit të braktisjes shkollore.

Niveli i ekspertizës:
• Diplomuar në Universitetin e Shkencave Sociale, Filologjisë, Pedagogjisë
• Minimumi 3 vjet ekperiencë në përgatitje planesh edukative/vlerësime të dhënash mbi cështje që kanë të bëjnë me ecurinë shkollore të fëmijëve. Preferohet që të ketë ekperiencë pune me OJF që veprojnë në fushën e edukimit.
• Aftësi të vërtetuara për përgatitjen e materialeve metodologjike të qarta për tu trasmetuar tek të tjerët
• Nivel i lartë i përdorimit të kompjuterit
• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të qënë disponibël në orare të ndryshme.

Kushtet:
Kushtet e kontratës: Part – Time, 14 Muaj, kontratë shërbimi
Data e fillimit: 19 Maj 2014

Mundësitë e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre të azhornuar dhe letrën e interesit, brenda datës 16/05/2014
E-mail: kontabiliteti@shisalbania.org
Rr. Vaçe Zela, nr 19 Tirana, Albania
Tel/Fax: +355 4 2263209
 


Apply WhatsApp
Back
Top