• Tirane, ofroj vend pune Shef Salle

Helios Catering, kompania e pare dhe lider ne sherbimin catering ne Shqiperi , Me rastin ristrukturimit te organikes kerkon te punesoje Shef Salle.

Detyrat/Përgjegjësitë:

-Të mbikqyrë stafin e tij.
-Ti shërbejë klientëve me mirësjellje.
-Të menaxhojë fluksin e klientëve.
-Të jetë shembull i pastërtisë,rregullit dhe disiplinës.
-Te kontrolloj tavolinat për shërbim nga ana e pastërtisë si dhe ajo teknike.
-Uniforma e tij të jetë e rregullt dhe pastër.
-Të jetë i vëmendshëm ndaj ardhjes së klientëve dhe kërkesave të tyre .
-Të jete fleksibel me oraret.
-Të ketë sjellje etike me klientin e kolegët e tij.

Kualifikime/Kërkesa:

- Të ketë eksperiencë pune ne kete detyre mbi 3 vjet
- Arsimi I mesem ( Arsimi I larte perben avantazh)
- Mosha e aplikantit të jetë mbi 25-40 vjec.
-Njohuri te Anglishtes dhe Italishtes ne nivelin mbi mesatar.
-Të jetë i paraqitshëm.
-Të ketë aftësi te mira komunikimi.
-Të ketë aftësi të transmetojë tek klientet mirësjellje dhe etike.
-Të jetë fleksibël me oraret e punës.

Aftësitë:

-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe paraqitje serioze
-Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
-Aftësi për të punuar nën presion

CV te shoqerohet me foto ( e detyrueshme).

Te gjithe te interesuarit te dergojne cv e tyre ne adresen hr@helioscatering.com deri me date 10 Maj 2014
 


Apply
Back
Top