• Shkoder, ofroj vend pune part time Mesuese matematike

Shkoder
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Mësues i Matematikës në shkollën “Liria”, për Projektin e Edukimit pjesë e Projektit të Fuqizimit të Familjes, Shkodër(me kohë të pjesshme, tre orë në ditë nga e hëna në të premte, për periudhën 01.05.2014-14.12.2014)

Mësuesi i Matematikës mbështet fëmijët e Projektit dhe siguron përmbushjen e objektivave të programit mësimor të lëndës së Matematikës.

Përgjegjësitë:

1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat,eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të çdo femije te projektit si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
2. Administron punën edukative gjatë orarit të punës;
3. Merr pjesë në aktivitetet sociale që do të organizohen gjatë vitit shkollor akademik dhe gjatë shkollës verore.

Kriterete kërkuara për kandidatët:

  • Arsim i lartë – dega Matematikë.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën e arsimit.
  • Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup.
Paraqitja edokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 29.04.2014 një Curriculum Vitae nëpërmjet e-mailit në adresën: [COLOR=#0000ff]manjola.zenelaj@soskd.org.al[/COLOR] ose dorazi në zyrën e Projektit të Fuqizimit të Familjes në Shkodër me adresë: L. Qemal Stafa, Bul. Zogu I,pas pastiçeri “Oraldi”. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top