• Tirane, ofroj vend pune Asistente Marketing & Shitje

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Asistente Marketing & Shitje. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kon-tribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:
  • Plotëson dhe ruan të gjitha dokumentet administrative, kontratat, njoftimet për klientët etj, në hard copy dhe në formë elektronike.
  • Ndjek procedurën e firmosjes, noterizimit dhe shpërndarjes së kontratave tek palët.
  • Ndërton korrespondencen me klientët dhe ndjek ecurinë e pagesave me ta.
  • Ndjek ecurinë e pagesave nga furnitorët dhe kontraktorët, siguron arkëtimin në kohë të tyre.
  • Përpilon dhe dërgon njoftimet zyrtare te klientët.
  • Bashkëpunon dhe kordinon me zyrën e arkitektëve, financës dhe të departamentit teknik për ndjekjen e proce-durave për mirëmbajten e klientëve.
  • Ndihmon në hartimin e materialeve të ndryshme për marrëdhëniet me Publikun.
  • Kërkon informacione në lidhje me fushën e marketingut dhe të shitjeve nga burime të ndryshme, për projekte të reja .
  • Organizon, asiston dhe mban shënime në takimet me stafin teknik dhe klientet.
  • Ndihmon në prodhimin e materialit promovues, në bashkëpunim me agjencitë e reklamave.
  • Ndihmon në monitorimin e përmbajtjen, mirëmbajtjen e websitit dhe të rrjeteve sociale.
  • Siguron raportim në kohë në lidhje me proceset që ndjek.
  • Në një fazë të dytë, të ndjekë implementimin e buxhetit të marketingut sipas elementeve të planifikuar të tij.
KERKESAT:
  • Diplomë universitare, preferohet Marketing.
  • Eksperiencë 1-2 vjecare, preferohet të ketë performuar në detyrat e mësipërme.
  • Të jetë krijuese, energjike, të marrë përgjegjësi dhe të jetë e aftë të zgjidhë probleme.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe koordinuese.
  • Aftësi shumë të mira në kompjuter duke përfshirë programet e design-it.
  • Të zbatojë me përpikmeri detyrat dhe të raportojë tek eprorët.
  • Të jetë e përkushtuar dhe e gatshme për orare të zgjatura të punës.
  • Të njohë gjuhën angleze (një gjuhë e dytë përbën përparësi).

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE: [COLOR=black]burime.njerezore@manetci.al[/COLOR]
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Prill 2014.
 


Apply
Back
Top