• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Shitjeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrim mbi profilin e Shoqerise Abissnet sh.a.

ABISSNET eshte shoqeria e dyte me e madhe ne vend qe kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse, Ip TV ,Hosting,Domain e tj për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shoqeria Abissnet shpall post vakant Drejtor i Pergjithshem i Shitjeve.

Pershkrimi i punes

Drejtori Shitjeve kryen drejtimin e departamenteve perberes te ketij divizioni, sipas organigrames te miratuar nga shoqeria . Harton politikat dhe strategjite e shitjeve te shoqerise. Drejton dhe zhvillon forcen e shitjeve te shoqerise.

Detyrat/Pergjegjësitë

• Zhvillon dhe menaxhon buxhetet e shitjeve dhe mbikqyr zhvillimin dhe menaxhimin e operacioneve te shitjeve.
• Supervizon, planifikon dhe zhvillon shitjet e kompanise.
• Rekomandon dhe administron politika dhe procedura per te rritur eficiencen e operacioneve.
• Drejton dhe koordinon funksionet e shitjeve te kompanise
• Drejton dhe koordinon metodologjine dhe ciklit te shitjeve
• Kerkon dhe zhvillon strategji dhe plane per identifikuar mundesi te reja shitjesh dhe zhvillime te projekteve te reja te tyre.
• Analizon dhe vlereson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
• Planifikon dhe kordinon mardheniet me publikun dhe te gjithe perpjekjet e komunikimit.
• Vendos dhe implementon objektiva, synime, politika dhe procedura operacioni per Departamentin.
• Rekruton, trajnon, supervizon dhe vlereson stafin e departamentit te shitjeve.
• Merr pjese ne zhvillimin e te gjitha propozimeve te projekteve te reja.
• Zhvillon dhe ve ne perdorim objektiva afatgjata dhe afatshkurtra, politika dhe procedura te operimit.
• Punon me menaxheret e departamenteve dhe stafin e korporates per te qartesuar planet e biznesit te kompanise.

Kualifikime/ Kërkesa:

1- Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit ose Ing Telekomunikacion
2- Eksperiencë më shumë se 3 vjet në kete pozicion ne nje kompani te ngjashme .
3- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.
4- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
5- Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.
6- Aftesi menaxhuese per stafin


Shënime
Nese jeni person me ambicie dhe deshire per te ecur perpara mos nguroni te aplikoni ne adresen b.njerezore@abissnet.al

Abissnet nxit zhvillimin e karierave dhe promovon talentet!
 


Apply WhatsApp
Back
Top