• Katar, ofroj vend pune Supervizor Elektrik në Ndërtim

Katar
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Albanian HR Solutions, Departamenti i Punësimit me jashtë ju ofron mundësi të mira punësimi në Katar.

Jemi duke kërkuar kandidat për pozicionin: Supervizor Elektrik në Ndërtim

Qëllimi i Pozicionit: Supervizori Elektrik në Ndërtim kujdeset që ekipi i punës në mënyrë të vazhdueshme të kryej punime cilësore, me kosto efektive dhe brenda afateve të përcaktuara. Mbikqyr punën e kontraktorëve, furnitorëve dhe të punësuarve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Supervizon dokumentacionin e nënshkruar me kontraktorët, buxhetin dhe listë prezencat
• Mirëmban klientët ekzistues, furnitorët dhe zgjeron rrjetin e klientëve dhe furnitorëve
• Ndihmon në zhvillimin e standarteve të reja dhe përmirëson standartet dhe udhëzimet ekzistuese
• Përgjegjës për të gjithë punimet elektrike
• Ndërvepron me ekipin për të siguruar që nevojat dhe objektivat e projektit janë plotësuar
• Përgatit projektet elektrike, përgatit buxhetin dhe kërkesa për projekt propozime
• Kryen punime cilësore elektrike dhe kujdeset që studimet, projektet të jenë në përputhje me standartet e departamentit, kërkesat e kompanive dhe të industrisë
• Interpreton skicat, vizatimet dhe dokumentacionin në lidhje me punimet elektrike dhe inxhinierike
• Koordinon punën me menaxherët e projektit dhe specialistët e ndërtimit për të zgjidhur probleme kriteke në lidhje me punimet elektrike
• Drejton dhe kontrollon punimet elektrike dhe kur është e nevojshme punon me instalimet
• Ndjekj detyra të tjera të cilat përcaktohen nga Menaxheri i Projektit

Kualifikimet dhe Aftësitë

• Diplomë Universitare për Inxhinieri Elektrike
• Minimumi 8 vjet eksperiencë pune në punime dhe instalime elektrike në firma kontraktore ose në industrinë e ndërtimit
• Njohuri shumë të mira të koncepteve, metodave dhe procedurave të inxhinierisë elektrike
• Njohuri të koncepteve, metodova, procesit dhe pajisjeve të ndërtimit
• Nivel shumë i mirë në komunikim dhe në të shkruarin e gjuhës Angleze
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe drejtuese
• Aftësi shumë të mira komunikuese

Benefitet

• Biletë avioni
• Akomodim dhe transport
• Sigurime shëndetësore
• Niveli i pagës duke filluar nga 4250 USD/Muaj

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre me subjekt “Supervizor Elektrik në Ndërtim”, para datës 24.04.2014 në adresën elektronike: stafi@ahrs.al.

* Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 69 20 33 404
 


Apply WhatsApp
Back
Top