• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje Biznesi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Abissnet është shoqëria e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Abissnet kërkon të punësojë : Agjent shitje për Biznese.

Përshkrimi i punës:

Ky pozicion kërkon përgjegjshmëri të lartë për t’ju përgjigjur kërkesave specifike që kanë klientet e biznesit të madh apo të vogël. Ai duhet të jetë përgjegjës për ecurinë e kërkesës, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me klientin biznes. Duhet të ketë një impostim problem - solving ndaj klientëve tanë të biznesit të madh që janë tepër të ndjeshëm ndaj zgjidhjeve fleksibël të problematikave të tyre.

Detyrat/Përgjegjësitë:

• Manaxhon dhe inicion aksione të shitjeve direkte me bizneset
• Manaxhon llogaritë e bizneseve, ofertat jo-standarte, etj.
• Përgjigjet kërkesave specifike të bizneseve.
• Përgjegjës për mbajtien dhe update-in e klientëve biznes.
• Manaxhon marrëdheniet dhe kontratat për lidhje në godina të caktuara (qëndra biznesi, etj.)
• Manaxhon dokumentacionin dhe kontratat me biznesin.
• Manaxhon klientët biznes të larguar ose që kanë kohë që nuk kanë paguar

Kualifikime/ Kërkesa:

• Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit ose Inxhinieri Telekomunikacioni.
• Eksperiencë më shumë se një vit në pozicione të ngjashme.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.
• Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.

Shënime
• Nëse jeni person me ambicie dhe dëshirë për të ecur përpara mos nguroni të aplikoni.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre pranë b.njerezore@abissnet.al

Abissnet nxit zhvillimin e karierave dhe promovon talentet.
 


Apply WhatsApp
Back
Top