SOS

  • Tirane, ofroj vend pune

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionet:
1. Drejtues Komuniteti Rinor.
Kriteret e kërkuara:
- Mosha mbi 25 vjeç
- Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
- Eksperiencë praktike (3-5 vjet) në fushën e edukimit të të rinjve
- Aftësi drejtuese, menaxhuese, sociale dhe organizative
- Gadishmëri dhe aftësi për punë në grup
- Njohuri në fushën e shërbimeve sociale
- Njohuri kompjuterike
Preferohen:
- Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike respektive si: psikologji zhvillimi, pedagogji, etj.
- Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
- Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Dëshmi aftësimi për drejtim automjeti
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhim, administrim dhe buxhetim
- Drejtim stafi (zhvillim dhe mbështetje) dhe punë organizative
- Sigurim i kushteve më të mira për edukimin e të rinjve
- Personi kryesor i kujdesit për 5 të rinj (përfshirë programin e gjysëm-pavarësisë)
- Sigurim të mirëmbajtjes së ambjenteve
- Kontakte me prindërit dhe të afërmit biologjikë
- Bashkëpunim me organizata qeveritare, jo-qeveritare apo ato me bazë komunitare
- Përfaqësim i Komunitetit Rinor dhe marëdhënie me publikun
- Menaxhim i programit të gjysëm-pavarësisë
2. Këshilltar Psiko - Pedagogjik (Kohë e kufizuar punësimi – 1 vit)
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë universiteti në shkencat sociale ose pedagogjike
- Eksperiencë pune minimuni 3 vjet në fushat përkatëse të programeve ekukative psiko-sociale apo të kujdesit të fëmijëve
- Motivim për punë në një mjedis me përfitues fëmijët dhe të rinjtë
Preferohen:
- Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike, dhe / ose burimet njerëzore
- Eksperisncë pune në këshillim
- Eksperiencë dhe gadishmëri për të punuar në një grup pune dhe aftësi për të drejtuar
- Eksperiencë dhe njohje të rrjetit lokal profesional psiko-social
- Ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore
Kompetencat – njohuri, aftësi:
- Njohuri të mirë të standarteve dhe zhvillimeve profesionale në fushat psiko-sociale
- Njohuri të thelluara në të Drejtat e Fënijëve
- Aftësi të mira komunikimi
- Aftësi organizative dhe planifikuese
- Aftësi për hartimin e koncepteve
- Aftësi të mira të gjuhës Angleze & Njohuri kompjuterike (MS Office)
Ofrohen:
- Marrëdhënie të rregullt punësimi
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mundësi për një eksperiencë në punën me fëmijët dhe të rinjtë
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 15.06.2008 në adresën e mëposhtme dokumentat përkatëse: - Kërkesë për aplikim, - Curriculum vitae, - Kopje të diplomës së shkollës së lartë, listë notash (të noterizuar), - Të paktën dy letra referencë, ndër të cilat njëra është nga punëdhënësi i fundit, - Dëshmi kualifikimi të ndryshme.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit do të kontaktohen.
Rruga “Pjetër Budi”, Pall. Klasik Konstruksion, Shk. 1 Ap. 16, Tiranë
Tel & Fax: 04 2 378 517 Ext 18

Tel. : +355 4 2 378 517
 


Apply WhatsApp
Back
Top