• Tirane, ofroj vend pune Ass. e Drejtorit Nacional dhe Koordinatore e Sponsorship-it

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërite tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Asistente e Drejtorit Nacional dhe Koordinatore e Sponsorship-it


Kriterete kërkuara:

- DiplomëUniversitare në njërën nga degët: Marketing, Anglisht, Shkenca Sociale
- Përvojë pune në administrim zyre
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira në programet word, excel, powerpoint

Personi duhet të ketë:
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe me gojë
  • Aftësi të punojë në grup
  • Aftësi organizative dhe të respektojë afatet
  • Motivim për të punuar në një ambient me femijë dhe të rinj
  • Aftësi të menaxhojë situatat dhe të punojë nën presion
  • Të jetë fleksibël
Përgjegjësitëkryesore:

· Mbështet Drejtorin Nacional, duke shërbyer si koordinator administrativ për organizimin e aktiviteteve të ndryshme;
· Drejton dhe koordinon aktivitetin e Sponsorship-it brenda organizatës;
· Shërben si urë komunikimi midis sponsorave, shoqatës nacionale dhe zyrës së sponsorshipit në Vienë;
· Përkthen dokumentat nga gjuha shqipe në anglisht dhe anasjelltas;
· Protokollon dokumentacionin hyrës dhe dalës të Zyrës Nacionale

SOS organizata ofron:
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 06.03.2014 në adresën [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]manjola.zenelaj@soskd.org.al[/COLOR][/FONT]

Ø dokumentat e mëposhtme:
1.Curriculum Vitae (në gjuhën angleze);
2.Letër interesi (në gjuhën angleze);
3. Referencë
Ø si dhe formularin e aplikimit të plotësuar në gjuhën shqipe të cilin e gjeni bashkëngjitur këtij njoftimi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 

Attachments

  • Formular aplikimi.xlsx
    26.2 KB · Views: 184
  • Njoftimi-Ass. DN& Koordinatore sponsorshipi.doc
    67.5 KB · Views: 246


Apply
Back
Top