• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Edukativ

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Punonjës Edukativ pranë Qendrës Komunitare

Pozicioni: Punonjës edukativ i Qendrës Komunitare

Punonjësi raporton tek: Manaxheri i Qendrës Komunitare

Qëllimi i pozicionit: Punonjësi/ja eduaktiv/e është përgjegjës/e për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, në kuadër të politikës së Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Funksionet / detyrat kryesore:

• Zhvillon aktivitetin ditor me fëmijët në bazë të planit të punës dhe programit të aktiviteteve të kësaj qendre.
• Mban kontakte me familjet/prindërit e fëmijëve frekuentues në qendër.
• Mban kontakte të qëndrueshme me shkollat.
Edukimi:
• Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët shkenca sociale, mesuesi, pedagogji.
• Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.
• Të ketë marrë formime shtesë në punën me fëmijët në nevojë.
Gjuha e huaj:
• Njohje të mira të gjuhës angleze ose/dhe italiane të shkruar dhe të folur.

Eksperienca:
• Aplikanti duhet të ketë të paktën 3 vjet experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.
Komunikimi:
• Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
• Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
• Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
• Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
• Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.

Kapacitete/kompetenca personale:
• Aftësi për punë të pavarur dhe në grup, duke krijuar dhe kontribuar në një mjedis bashkëpunues.
• Aftësi në vendosjen e prioriteteve në mënyrë të efektshme dhe zbatimin e detyrave në një ambjent nën trysni të lartë.
• Reagon ndaj ndryshimeve të kërkesave të punës në mënyrë të menjëherëshme dhe me efiçencë.
• Aftësi ndërpersonale të mira dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve.
• I/e aftë të zhvillojë kërkime në çështjet dhe produktet e lidhura me projektin.


Aftësi teknike/ kompjuterike:
• Njohuri të mirë të paketës WindoWs XP/ Vista , konkretisht të programeve Word, Excel, Powerpoint, Publisher, Internet Explorer etj.
• Aftësi të mira në database, hedhja e të dhënave.
• Aftësi të mira në përpilimin e dokumentacioneve të ndryshme.


Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: burimetnjerezore@shkej.org brenda dt. 30.12.2013, ora 15.00, dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Për shkak të aplikimeve të shumta, vetëm personat që kualifikohen për fazën pasardhëse do të komunikohen personalisht.

Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top