• Tirane, ofroj vend pune Psikolog ne Programin e SOS Fshatit te Femijeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Puna në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri bazohet në katër principe: Nëna, Vëllezër dhe Motra, Shtëpia, Fshati.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:


PSIKOLOG NË PROGRAMIN E SOS FSHATIT TË FËMIJËVE


Psikologu në Programin e SOS Fshatit të Fëmijëve siguron mbështetje psikologjike për fëmijët të cilët marrin pjesë në projektet e “Kujdesi me bazë familjen” (FBC) dhe “Fuqizimi Familjes” (FSP) duke vlerësuar problemet e tyre nëpërmjet teknikave përkatëse.

Detyrat kryesore:
1. Realizon vlerësimet fillestare të gjendjes së fëmijëve që pranohen të rinj apo janë rast potencial për tu pranuar në njësitë e programit (FBC dheFSP) pëmes takimeve individuale, vizitave ne familje etj.
2. Identifikon dhe realizon vlerësimin e nevojave psikologjike (depistimin) për përcaktimin e gjendjes funksionale të fëmijëve në nivel fizik, social, kognitiv dhe emocional nëpërmjet metodave profesionale për identifikimin e tyre.
3. Selekton, administron dhe interpreton teste psikologjike për të vlerësuar inteligjencën, prirjet, aftësitë apo interesat e fëmijëve.
4. Merr pjesë në planin e zhvillimit të fëmijës/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe mbështet bashkepunëtoret e zhvillimit të fëmijës (pedagogët e familjes, punonjësit socialë).
5. Harton planet terapeutike dhe trajtuese në bazë të interesave, aftësive dhe nevojave të fëmijëve.
6. Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale për fëmijët.

Profili për pozicionin:
Ü Diplomë universitare në Psikologji
Ü Të paktën 3 vjet eksperiencë në punë me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe realizimin e nevojave psikologjike.
Ü Njohuri mbi teknikat psikoterapeutike.
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
Ü Aftësi shumë të mira komunikuese.

Paraqitja e dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin, brenda datës 31.12.2013 në adresën [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]manjola.zenelaj@soskd.org.al[/COLOR][/FONT] , një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top