• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
HISTORIKU: Falë sensit kërkues të stafit menaxherial, ambicjes së spikatur për të eksploruar e përfaqësuar në pavionet e ambjentet e veta më të rejat e më të mirat në cdo veprimtari, nuk kish si të ndodhte ndryshe edhe në fushën e hotelerise. Në një nga zonat më qendrore të Tiranës, zona e Ish-Bllokut tashmë është hapur hoteli më i ri "La Boheme", në përbërje të kompleksit “Vesa Center”. Kreativiteti, Profesionalizmi dhe Serioziteti ketu i është venë detyrë të mos njohi kufij.

DISA NGA PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

• Koordinon punën dhe mirëmban inventarin
• Kujdeset për furnizimet e përditshme, sipas nevojës
• Monitoron buxhetin dhe lëvizjet e parave të bar-restorantit
• Shërben si kontakti kryesor për shërbimin e përditshëm ndaj klientëve, duke përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve të mundshme, mirëseardhjen e klientëve si dhe komunikime të tjera në lidhje me këtë pozicion
• Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e mbarëvajtjes
• Manaxhon (bashkë me Drejtuesin Operariv) stafin e bar-restorantit, duke përfshirë manaxhimin e performancës, përgjegjësive si dhe motivimin e stafit
• Ndihmon në trajnimin e punonjësve të rinj si dhe ofron trajnim të vazhdueshëm për stafin, sipas nevojës
• Koordinon orarin e funksionimit të bar-restorantit, duke punuar në turne të ndryshme, sipas nevojës
• Mban përgjegjësi për sigurimin e kritereve të pastërtisë dhe të rregullit në mjediset e bar-kafesë
• Çdo detyrë tjetër siç i caktohet per mbarvajtjen e punes.

NJOHURITË, SHPREHITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

• Njohuri për veprimet lidhur me ushqimin dhe pijet
• Njohuri lidhur me çmimet dhe shërbimet e konkurrentëve si dhe me tendencat e tregut
• Përvojë dhe lidhje personale ose profesionale me muzikën dhe botën e artit, veren dhe pijet alokoolike
• Shprehi të shkëlqyera ndërpersonale dhe në komunikim si dhe sjellje korrekte dhe miqësore
• Të jetë i gatshëm/e gatshme të punojë gjatë ditëve të javës, mbrëmjeve dhe fundjavave, sipas nevojës
• Të ketë një motivim të lartë për këtë pozicion pune
• Të ketë shpehi manaxheriale të shkëlqyera
• Të ketë shprehi të mira organizative


ARSIMIMI I KËRKUAR SI DHE KUALIFIKIMET E NEVOJSHME:

- Përvoja në shërbimin e ushqimimit (gastronomi), hotel është e domosdoshme

-Diploma Universitare

-Njohuria e gjuhës angleze është e domosdoshme

-Të jetë I aftë të bëj planifikime afatgjata dhe afatshkurtra

-Të jetë kreativ dhe fryme e re grupi

-Kualifikimet dhe trajnimet në fushë tëngjashme


Për këtë vend pune, ftohen të gjithë të interesuarit për të aplikuar për pozicionin e menaxherit/es me CV-në e tyre me foto, shoqëruar me një letër motivimi, brenda datës 15 Dhjetor 2013, ne adresën e e-mailit: [COLOR=#0000ff]pranvera.rrapushi@gmail.com[/COLOR]

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për të kryer një intervistë pranë zyrave të Vesa-Center (Artel Shpk) në ditën dhe orën që do të përcaktohet në një moment të dytë.


Suksese!





 


Apply WhatsApp
Back
Top