• Tirane, ofroj vend pune Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, provideri i parë në Shqipëri, i cili prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Jurist”.

Pergjegjesite:

  • Mbulon te gjitha aspektet ligjore te veprimtarise se kompanise.
  • Mban maredheniet me agjencite shteterore vezhguese dhe mbikqyr e udheheq te gjitha aspektet e marrjes apo dokumentimit te licensave.
  • Sherben si keshilltar ligjor per nivelin manaxherial te kompanise
  • Perfaqeson shoqerine ne raste konfliktesh dhe pregatit kërkesë-padite dhe çdo akti tjetër që i drejtohet organeve te niveleve gjyqesore.
  • Përfaqëson shoqërine në gjykimin e çështjeve civile, administrative dhe arbitrazh.
  • Formulon kontrata me klientet dhe te trete. Siguron qe kontratat kane baze ligjore dhe mbrojne kompanine nga shkeljet e paleve kontraktuese
  • Perpilon ose ndjek deri ne fund hartimin e dokumentacionit perkates shkresor ne zbatim te procedurave ligjore dhe afateve perkatese per kthimin e pergjigjes ndaj Administrates Shteterore, Organeve te Drejtesise, te Rendit etj.
  • Kontrollon, sistemon dhe arkivon të gjithe dokumentacionin ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e shoqërisë.

Kualifikimet:

  • Te kete mbaruar studimet ne drejtesi[FONT=&quot].[/FONT]
  • Të ketë njohuri të mira për legjislacionin shqiptar në përgjithësi dhe atë të Komunikimeve Elektronike e Transmetimeve Tv ne veçanti
  • Të ketë njohuri të përgjithëshme për organizmat ndërkombëtare të fushës se telekomunikacioneve dhe kuadrin ligjor përkatës.
  • Të ketë njohuri për kuadrin Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe të Transmetimeve TV në Shqipëri.
  • Te kete te pakten 3-4 vjet eksperience pune te ngjashme dhe preferohet ne shoqerite e telekomunikacionit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze



Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al
Aplikimet do te pranohen deri ne daten 30 nentor 2013.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top