• Prishtine, ofroj vend pune per 10 Kujdestare Për Fëmijë

Prishtine
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NinaNana

Vendi: Prishtine, Kosove


10 Kujdestare Për Fëmijë, Mosha: 0-6 Vjeç

Kujdestaret duhet të kanë qëndrim pozitive të janë të sinqerta, të dashura dhe të afërta me fëmijët. Mosha e preferuar prej 25 – 50 vjec. NinaNana sh.p.k, përveq pagës, ofron trajnime të vazhdueshme në fushën përkatëse.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e punes:

Bënë përgatitjen e ushqimit(në shishe/enë) dhe kujdeset për pastrimin e paisjeve
Bënë ndërrimin e pelenave për foshnja
Bënë larjen e foshnjes
Mbikëqyrë vasken/ujin tek fëmijët me të rritur
Bënë veshjen e fëmiut duke e përshtatur sipas aktiviteve
Bënë larjen dhe hekurosjen e rrobave të fëmiut
Planifikon ushqyerjen e fëmiut/foshnjes
Përgatitë ushqimin dhe ushqen fëmiun/foshnjen
Mbikëqyrë fëmijët gjatë ngrënies
Bënë pastrimin dhe larjen pas ngrënies se fëmijëve
Bënë blerjen(shopping) sipas kërkëses nga prindërit për fëmijët
Planifikon dhe koordinon aktivitet e fëmijëve
Bënë transportimin e fëmijëve në shkolle dhe aktivitete tjera
Ndërmerr aktivitet kreative të përshtatshme me/për fëmijët
Ndërmerr aktivitete edukative të përshtatshme me/për fëmijët
Ndërmerr aktivitete në natyre të përshtatshme me/për fëmijët
Planifikon dhe mbikëqyr kohën e pushimit, shtratit apo dhe vetem për ndonjë sy gjum
Lexon me dhe për fëmijët
Ju ndihmon në detyrat e shtëpise
Rregullon dhomat e gjumit të fëmijëve dhe fushat ku ata luajnë
Përforcon disiplinen e duhur për fëmijët
Zbaton rutinen e përditshme
Dhe të tjera sipas kërkëses se prindërve

Kualifikimet e kërkuara:

· Diplome e Universitetit në fakultetin e Edukimit, Mjekësisë apo Psikologjisë
· Të këtë eksperience me fëmijë, t’i kuptoj ata dhe të jetë e afërt me ta
· Të këtë shkathtësi të shkëlqyshme komunikuese, etikë dhe sjellje të mira
· Duhet të jetë fleksibile në orarë, të këtë aftësi organizative dhe lehtë e adaptuar me të tjerët
· Duhet të këtë trajnimin dhe certifkaten e Kryqit të Kuq(të jetë në gjendje për dhënien e ndihmës se parë)
· Përparësi kanë kandidatët të cilat kanë njohuri të shkëlqyshme të gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar.

Të gjitha të interesuarat mund t’i dërgojne CV-të e detajuar se bashku me letrën motivuese, dhe dokumentet tjera përcjellëse: kopjen e letërnjofimit, vërtetimin nga gjykata qe nuk janë të ndjekura penalisht, çertifikaten nga mjeku që janë në gjendje të mire shëndetësore psiqike dhe fizike, diplomat(që vërtetojnë kualifikimet), dhe referencat nga punëdhënësit e mëparshëm, në e-mail adresën: kujdestare@ninananabebe.com, numri kontaktues: 045 612634 ( në dispozicion prej orës 10:00 – 18:00), Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 


Apply
Back
Top