• Vlore, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh/mrkt

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Supervizor Shitjesh/mrkt”, ne degen e saj ne qytetin e Vlorës.



Përgjegjësitë:


  • Ndjek, monitoron dhe koordinon ne menyre te vazhdueshme procesin e shitjeve, me qellim arritjen e targetit te percaktuar ne strategjine e shitjeve te kompanise.
  • Harton nje plan/sistem shitjesh ne perputhje me nevojat e tregut dhe objektivat e kompanise.
  • Eshte pergjegjes per performancen, objektivat dhe arritjet e ekipit te shitjeve ne terren.
  • Trajnon stafin e shitjeve mbi produktet, sherbimet, procesin dhe objektivat e shitjeve.
  • Monitoron, mbledh dhe raporton te dhena mbi mjetet e komunikimit qe perdor kompania per promovimin e produkteve,dhe efikasitetin e tyre,
  • Percjell cdo koment te klienteve mbi produktet, sherbimet, procesin e shitjeve dhe sugjeron ne permiresime te vazhdueshme.
  • Raporton ne menyre te detajuar mbi realizimin e targetit javor/mujor/vjetor te shitjeve.

Profili:


  • Diplomë Universitare.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi produktive brenda limiteve kohore
  • Aftësi organizative, menaxhuese dhe pune në grup
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze
Do të konsiderohet avantazh:
[FONT=&quot]o [/FONT]Eksperienca pune të mëparshme
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top