• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

MENAXHERE MARKETINGU DHE KOMUNIKIMI


Media Klan kërkon të punësoj një Menaxher/e Marketingu dhe Komunikimi.
Pritshmëritë prej këtij pozicioni përfshijnë por nuk kufizohen nga sa më poshtë vijon:


Funksionet Themelore:

1. Përpilon dhe menaxhon strategjinë e komunikimit marketing
2. Përpilon dhe menaxhon buxhetin për aktivitetet marketing
3. Është përgjegjës për raportin me mediat elektronike e të shkruara të cilat përdoren si mjet komunikimi për markën dhe/ose shërbimin/produktin e ofruar
4. Është përgjegjës për ideimin dhe implementimin e aktiviteteve me karakter promovues, PR.
5. Është përgjegjës për marrdhënien me klientët/ furnitorët



Aftësitë:
1. Të ketë aftësi shumë të mira organizative
2. Të jetë krijues
3. Aftësi për të përvetësuar shpejt koncepte komplekse biznesi dhe teknike, dhe sidomos të ketë aftësi të spikatura komunikimi biznesi, të shkruar e verbal.
4. Të jetë fleksibel dhe i hapur ndaj ndryshimit te prioriteteve dhe menaxhimit të disa detyrave njëherësh në një kohë të shkurtër.
5. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (theks të vecantë në Excel dhe PPT)
6. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: vendepune2013@gmail.com
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt që do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top