• Vlorë, ofroj vend pune Menaxher/Kordinator i përgjithshëm f/m

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Del-Alb Rimini me qendër ne Vlorë, është kompania lider në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve. Falë eskperiencës njëzetë vjeçare, stafit të kualifikuar dhe teknologjisë moderne të makinerive dhe pajisjeve, bën të mundur shërbim cilësor sipas standarteve europiane.

NJOFTIM

Titulli: Menaxher/Kordinator i përgjithshëm f/m
Raporton tek: Administratori i firmës

Funksionet thelbësore të punës
-Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo klient që interesohet për produktet e kompanisë.
-Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e klientit.
-Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat është i interesuar.
-Kordinohet me prodhimin duke marrë porositë nga klienti dhe gjithashtu duke dhënë sugjerime sipas kërkesave të klientit.
- Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojen e Klientit.
-Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientet te cilin e raporton çdo ditë tek administratori.

Funksione te tjera te pozicionit:
-Të punojë në disa projekte njëkohësisht
-Të jetë proaktiv në prezantim idesh të reja
-Të ketë aftësi organizuese
-Aftësi në zgjidhje problemesh komplekse

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
-Mosha mbi 25 vjeç
-Edukimi: Kandidati/Kandidatja duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet dega Arkitekturë (Nëse nuk ka mbaruar këtë degë një plus i madh është njohja e programit Autocad)
-Njohja e Programit Alpha përbën avantazh
-Eksperienca të mëparshme të ngjashme
-Njohja e kompjuterit dhe e programeve bazë është e domosdoshme (Microsoft Office, Outlook, Social Media)
-Te njohë gjuhen Angleze dhe një gjuhë të dytë (Italishtja përbën avantazh)

Aftësi të tjera:
-I/E aftë për të thjeshtëzuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura.
- I/E motivuar për të avancuar në karrierë
-Metodik dhe i/e organizuar.
-Ndershmëri dhe integritet

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojne CV-në e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike del_alb_rimini@yahoo.it ose të na kontaktojnë me telefon në nr +355 33 22050 / +355 69 20 90 657 ose personalisht në adresën: Lagjia "Kushtrimi", Rruga "Odhise Kasneci", ish përpunim druri, Vlorë. Afati për aplikim është deri më datë 15 Nëntor.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren për intervistë!

Tel. : 033 222050

Cel. : +355 69 20 90 657
 


Apply WhatsApp
Back
Top