• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Ekzekutiv (CEO)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Design&Mobilim, me një eksperiencë 20 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e mobilimit dhe dizajnit, kërkon të punësoje Drejtor Ekzekutiv (Chief Executive Officer -CEO).

Qëllimi i pozicionit:
Përcaktimi dhe formulimi i politikave dhe sigurimin e drejtimit të përgjithshëm të kompanisë. Gjithashtu ai duhet të planifikojë, drejtojë, koordinojë të gjithë aktivitetet e nivelit të lartë të manaxhimit, me mbështetjen e pjesës tjetër të stafit ekzekutiv.

Detyrat dhe Pergjegjësitë:
• Analizon operacionet në mënyrë vlerësimin e performancës së kompanisë dhe stafit të tij në lidhje me arritjen e objektivave
• Përcakton dhe delegon përgjegjësitë tek manaxherët e departamenteve përkatëse
• Drejton dhe koordinon aktivitetet e departamenteve lidhur me prodhimin, çmimet, kostot, shitjet dhe shpërndarjen e produkteve
• Drejton dhe koordinon aktivitete financiare të buxhetuara në mnyrë arritjen e efiçencës së operacioneve, maksimizimin e investimeve dhe efektivitetit të biznesit
• Negocion dhe aprovon kontrata të ndryshme me furnitorët, agjencitë, shpërndarësit dhe organizata të tjera
• Përgatit buxhetet vjetore për aprovim
• Rishikon të gjitha raportet e siguruara nga stafi i kompanisë


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
• Edukimi: Master në Ekonomik (Administrim Biznes, Financë apo fusha të ngjashme)
• Eksperiencë pune: Eksperience pune në pozicione të larta manaxheriale jo më pak se tre vjet.

Aftësitë:
• Aftësi drejtuese dhe manaxhim stafi
• Aftësi të larta komunikimi
• Të jetë i orientuar drejtë rezultatit
• Të jetë i aftë të motivojë stafin për të arritur objektivat e vendosura
• Aftësi analitike

Aftësi të tjera:

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Njohuri shumë të mira të aplikimeve të Microsoft Office


Proçedura e Aplikimit:


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentat e mëposhtme në adresën njoftime@gmail.com

• CV të detajuar
• Letër Interesi


Afati i fundit i aplikimit është 20 Nëntor, 2013.
 


Apply
Back
Top