• Prishtine, ofroj vend pune Ndihmes i Shitjes/Menaxher i Produkteve

Titulli i postit: Ndihmes i Shitjes/Menaxher i Produkteve
Departamenti: Shitje dhe Marketing (S&M)
Raporton: Menaxhert te Departamentit S&M
Qëllimi i postit

  • Të planifikon dhe të implementon planin e shitjes per produkt te caktuar apo grup te produkteve
  • Të menaxhojë me programe të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania,
  • Të njohë dhe të komunikojë me segmentin përkatës të tregut,
  • Të menaxhoj prezentimet per produktet e caktuara,
  • Te pregatit specifikacione teknike per oferta,
  • Te pregatit justifikime biznesore per produkte sipas nevojave dhe kerkesave te klienteve
  • Të bëj vlerësimin e tregut dhe definoj kërkesat e tregut për produktet e caktuara,
  • Të zhvillojë dhe të menaxhojë relacionet me klientë dhe furnitor,
  • Të ketë njohuri të thella për produktet dhe shërbimet që ofrohen.
Kualifikimi dhe Pervoja

  • Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: shkenca kompjuterike, elektronikë, matematike aplikative, e deshirueshme MBA ose MSc
  • Përvojë 3-vjeçare në teknologji të informacionit dhe komunikimit, në punë të shitjes dhe/ose punë inxhinierike, aplikative, zhvilluese
  • Njohje e theksuar e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe e produkteve të saj
  • Njohje e ekonomisë së tregut dhe e marketingut
  • Përvojë në punë të shitjes së produkteve të prodhuesve të njohur botëror, si: Microsoft,Cisco, ORACLE etj.
  • Njohje e tregut lokal të në lëminë e IT
  • Aftësi të theksuara të komunikimit, prezentimit dhe negocimit
  • Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
  • Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
  • Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet te pershkruar mëposhë:

· Aplikacionin per Punesim te cilin mund ta gjeni ne web faqen e Cacttus
· CV e detajuar;
· Letër përcjellëse e cila shpjegon interesin tuaj për këtë pozitë;
· Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave te kurseve të përfunduara që pasqyrojnë kualifikimet përkatëse;
· Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;

Aplikacionin per Punesim te plotësuar se bashku me dokumentet percjelleseduhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: jobs@cacttus.com deri më daten 12 Maj 2008
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë

Tel. : 038246888

Cel. : 044505355
 


Apply
Back
Top