• Prishtine, ofroj vend pune Menaxher i Financave

Menaxher i Financave, do të punojë drejtpërsëdrejti me Drejtorin Menaxhues në vlerësimin e planeve të biznesit dhe përgatitjen e llogarive mujore të menaxhmentit, planeve afatgjata dhe parashikimeve me indikatorët e bashkuar kryesor të performancës.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Siguron që Cacttus sh.a. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante në çështjet financiare dhe të kontabilitetit.
  • Ofron Cacttus sh.a. shërbime për planifikim të biznesit dhe menaxhim të kontabilitetit.
  • Ofron drejtorit menaxhues dhe anëtarëve të bordit drejtues raporte periodike (mujore, tremujore dhe vjetore) mbi performancën financiare të kompanisë duke përfshirë komente të rëndësishme.
  • Raportimi i afarizmit gjatë kontrollave nga ana e administrates tatimore si dhe auditorëve të munëshëm.
  • Përgjegjësia për raportimin e tatimeve me kohë dhe të saktë përball Administratës tatimore
  • Të ofrojë raport financiar të plotë, të saktë dhe në kohë dhe analizë të atillë të funksionimit, që menaxhmenti të ketë informata financiare të nevojshme për vendim marrje.
  • Të përhap dijeni financiare në biznes për të përmirësuar performancën komerciale të biznesit.
· Përgjegjësi individuale për vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e informatave në përputhje me politikat dhe procedurat e CACTTUS sh.a.
· Bashkepunon me menaxheret e departamenteve dhe ofron keshillon per iniciativa te planifikimit nepermjet analizave financiare , raporteve dhe rekomandimeve.
  • Themelon praktika financiare dhe të kontabilitetit, sisteme dhe procedura në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS)

Kualifikimi dhe përvoja:

Kualifikim i pranuar për Kontabilitet. Preferohet përvojë pune së paku 5 vite në menaxhment të financave. Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar. Njohuri të mire të programeve financiare dhe aftësi për përdorimin e MS Office.

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet te pershkruar mëposhë:

· Aplikacionin per Punesim te cilin mund ta gjeni ne web faqen e Cacttus
· CV e detajuar;
· Letër përcjellëse e cila shpjegon interesin tuaj për këtë pozitë;
· Kopje të Diplomave dhe Çertifikatave te kurseve të përfunduara që pasqyrojnë kualifikimet përkatëse;
· Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;

Aplikacionin per Punesim te plotësuar se bashku me dokumentet percjellese duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: jobs@cacttus.com deri më daten 12 Maj 2008
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë


Tel. : 038246888

Cel. : 044505355
 


Apply
Back
Top