• Tirane, ofroj vend pune Sekretare Mesimore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR POZICION PUNE TË LIRË

Institucioni: Tirana Business University.
Titulli i detyrës: Sekretare mësimore
Tirana Business University, shpall konkursin për aplikime për pozicionin e punës sekretare mësimore.

Përshkrimi i detyrave
1. është përgjegjës për regjistrimin dhe matrikullimin e studentëve dhe krijimin, sistemimin dhe mbajtjen sekret të të dhënave të tyre;
2. është përgjegjës për zbatimin e procedurave të transferimit të studentëve dhe përgjigjet për plotësimin e dokumentacionit përkatës;
3. shpall orarin e miratuar të mësimeve, praktikave, konsultimeve, provimeve dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tij;
4. është përgjegjës për përgatitjen dhe lëshimin e fletëve të provimit;
5. është përgjegjës për shpalljen e përfundimeve të kontrollit të dijeve duke respektuar të drejtën e studentit mbi privatësinë e të dhënave të veta;
6. është përgjegjës për dokumentimin e lidhjeve të ndërsjellta në fushën e shkëmbimit e transferimit të studentëve me institucione homologe;
7. ndjek realizimin nga secili student të planit individual të studimit dhe njofton studentin kur vë re se ka shmangie nga plani individual i studimit;
8. ndjek punën për informimin e vazhdueshëm të studentëve lidhur me ecurinë e rezultateve të tyre dhe njofton me shkrim Rektoratin kur ecuria e rezultateve nuk kënaq kërkesat e studimeve;
9. është përgjegjës për komunikimin periodik me familjarët dhe informimin e tyre për ecurinë e studentit;
10. i propozon Rektoratit veprime që i shërbejnë rritjes së cilësisë në dokumentimin e të dhënave dhe në shërbimet ndaj komunitetit të studentëve;
11. ndjek mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore të TBU-së dhe informon Dekanët përkatës dhe departamentet, kur ndesh ose vihet në dijeni për shmangie nga zbatimi i programeve mësimore të miratuara, për mosrespektim të orarit të mësimeve, për zbatim jokorrekt të procedurave të kontrollit të dijeve, etj;
12. përgatit për vendimmarrje dokumentacione të aplikimit, të regjistrimit, të ndërprerjes apo rifillimit të studimeve dhe të transferimit;
13. është përgjegjës për plotësimin korrekt të dokumentacionit shkollor dhe pranimin dhe lëshimin e vërtetimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera;
14. nxjerr dhe përgatit në kohë të dhëna të ndryshme mbi mbarëvajtjen dhe rezultatet e studentëve, numrin e tyre sipas viteve e degëve si dhe për realizimin e ngarkesave mësimore nga ana e personelit akademik, me kërkesën e drejtuesve akademikë e administrativë të institucionit.

Personi i interesuar duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e ekonomisë, biznesit, jurisprudencës apo fusha të ngjashme;
2. Të ketë eksperiencë pune në sekretari mbi 3 vjetë;
3. Të zotërojë aftesi te mira komunikuese, të jetë e aftë për të punuar në grup, të jetë pozitive dhe mbështetëse ndaj të tjerëve;
4. Të zotërojë gjuhën angleze, të shkruar dhe të folur;
5. Të ketë aftësi të mira të punës në kompjuter.

Dokumentacioni i kërkuar
Te interesuarit mund te nisin kërkesën së bashku me CV-në në adresën e e-mailit. [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]info@tbu.al[/COLOR][/FONT], ose mund ti sjellin pranë sekretarisë në ambjentet e TBU-së.
Ps. Aplikimet do të jenë të vlefshme deri më 28 Tetor 2013.
Personat e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i TBU-së për intervistë.

Ju faleminderit!

Tel. : 042260443

Cel. : 0672032205
 


Apply WhatsApp
Back
Top