• Durres, ofroj vend pune Magazinier/e-Logjistik Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike

Ky pozicion konsiston në ruajtjen dhe administrimin e çdo materiali që ndodhet në magazine, si dhe evidentimin e çdo lëvizje të tij.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
• Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratorja e kompanisë.
• Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
• Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
• Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazinës.
• Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
• Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
• Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
• Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar:
• Diplomë e arsimit të lartë ne degen Ekonomik
• Njohje e mirë e një gjuhe të huaj (Preferohet gjuha Angleze).
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.


Te interesuarit te dergojne CV-ne duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne ne adresen e email-it: as.bnj@aluflor.com & dr.bnj@aluflor.com
 


Apply
Back
Top