• ITK Group | Pozicione të Reja për Përkthyes dhe Mësues

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës kërkon të punësojë persona të aftë në fushën e mësuesisë së gjuhës Angleze, Gjermane dhe Italiane. Gjithashtu ITK kërkon të punësoj përkthyes të aftë të Gjuhëve të përmendura më sipër.
Pozicionet vakante dhe kërkesat specifike për secilin pozicion vazhdojnë si më poshtë:

1. Përkthyes për gjuhën Angleze dhe Gjermane


Aplikanti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë ose të jetë në vazhdim (Viti i fundit)
  • Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës Angleze dhe/ose Gjermane
  • Të ketë eksperiencë profesionale në përkthime (2 - 3 vjet) - do kërkohen referenca!
  • Të ketë përvojë përkthimi në Anglishten/Gjermanishten e përgjithshme, atë ligjore, ekonomike ose sociale
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, të programeve përkatëse për manaxhimin e proçesit të përkthimit
  • Të jetë profesional dhe të dijë të manaxhoje efektivisht kohën
Shënim: CV duhet të jetë në shqip dhe gjuhën përkatëse për të cilën aplikoni. Gjithashtu në CV duhet të përfshihet lista e materialet të përkthyera nëse e dispononi. Ju lutemi dërgoni një letër motivimi në gjuhën përkatëse për të cilën po aplikoni.

Apliko për këtë pozicion duke klikuar më poshtë.


Apliko Online

2. Mësues për gjuhën Angleze, Gjermane dhe Italiane

Aplikanti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë
  • Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës përkatëse
  • Të ketë eksperiencë profesionale në mësimdhënie mbi 1 vit - do kërkohen referenca!
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie për grupmosha të ndryshme
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, të programeve përkatëse për mësimdhënie
  • Të jetë profesional dhe tepër i komunikueshëm
Shënim: CV duhet të jetë në shqip dhe gjuhën përkatëse për të cilën aplikoni. Gjithashtu në CV duhet të përfshihet referenca e punëdhënësve të mëparshëm. Ju lutemi dërgoni një letër motivimi në gjuhën përkatëse për të cilën po aplikoni.

Apliko për këtë pozicion duke klikuar më poshtë.

Apliko Online


Jemi Social: Facebook | Twitter | LinkedIn | Google+

Tel. : +35542367861
Cel. : +355696162321
Web: www.itkalbania.com
E-mail: info@itkalbania.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top