• Tirane, kërkohen 2 Përgjegjës për Repart Prodhimi (M)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
ASHP - Agjencia Shqiptare e Punesimit ne bashkepunim me nje kompani te fuqishme ne treg prej 13 vitesh kerkon te punesoje:
2 Pergjegjes Repart Prodhimi
(M) qe te kene kriteret e meposhtme:

  1. Arsimi:Minimalisht i mesem
  2. Mosha : 35-45 vjec
  3. Disponibel per pune me turne
  4. Te jete autoritar dhe i vendosur

Pershkrimi i detyrave:

  • Orari i punes : 07.55-16.00,15.55-24.00,23.55-08.00 (tre turne, ku turni nderrohet cdo jave ne rotacion me koleget e tjere) perfshi 30 min pushimin e drekes. Pushim eshte dita e diele.
  • Plotesimi i k oheshenuesit te pjesemarrjes se punonjesve ne pune per cdo turn.
  • Ndjekja e procesit te prodhimit ne vazhdimesi.
  • Mban pergjegjesi per furnizimin e reparteve ne kohen e duhur me materiale nga Magazina e Lendes se Pare, qofshin keto lende te para ose ndihmese si dhe materiale te tjera si doreza, maska,thika etj.
  • Mban pergjegjesi per evidentimin ne kohe te problemeve me cilesine e produktit, si dhe gjurmimin perfundimtar te rasteve te tilla. Per kete duhet te paraqese nje raport me shkrim brenda dites qe ka ndodhur problemi.
  • Mban pergjegjesi per rregullsine e paketimit dhe ambalazhimit te produkteve per eksport dhe brenda vendit si ne sasi ashtu edhe nga ana estetike. Per cdo rast qe konstatohet problem, behen shenimet perkatese per personin qe e ka shkaktuar dhe sasine e evidentuar te demit apo pasojave.
  • Vezhgimi i disiplines ne pune si dhe marrja e masave ne kontekstin e fleksibilitetit te punonjesve neper proceset e ndryshme te punes sipas nevojave qe paraqiten, gjithmone ne konsultim me drejtuesin e repartit.
  • Aftesim profesional i vetvetes dhe personelit te ri qe fillon pune ne ambjentet e fabrikes, Instruktimi fillestar dhe ne vazhdimesi mbi rregullat e disiplines si dhe komponentet e punes per cdo punonjes te ri. Mban pergjegjesi per shpjegimin ne detaje te kesaj rregulloreje ndaj cdo punonjesi.
  • Komunikimi me punetoret ne raste nevoje per leje, nderrim turni, shkeputje te perkohshme ose te perhershme nga puna do te paraqitet ne nje shenim me shkrim 2-3 dite perpara (sipas rastit) dhe pasi te merret pergjigje me shkrim nga pergjegjesi i prodhimit, do ti komunikohet punonjesit.
  • Organizimi i punonjesve per pastrimin dhe sistemimin e ambjenteve brenda dhe perreth fabrikes ne bashkepunim me pergjegjesin e repartit.
  • Paraqitja e verejtjeve mbi ecurine e te gjitha proceve te prodhimit dhe disiplines ne pune me shkrim ne librin e procesverbalit te dorezimit te turnit.
  • Mban pergjegjesi per ndarjen, evidentimin sasior dhe vendosjen ne vendin e duhur te firove gjate turnit perkates.
  • Ka per detyre te njoftoje menjehere me telefon dhe me shkrim ne procesverbalin ditor per cdo difekt ne makineri pergjegjesin e prodhimit.
  • Ne daten 1-2 te cdo muaji, duhet te paraqiten te pergjegjesi i prodhimit vleresimet e punes te plotesuara per te gjithe punonjesit.
  • Njihet me planin e punes dhe detyrat specifike nga kolegu i turnit paraardhes.
  • Raportimi dhe Kontrolli do behet nga pergjegjesi i prodhimit
  • Ben nje here ne jave por nen kujdes te perditshem nje raport me inventarin e veglave te punes,gjendjen teknike te reparteve,mencave, dhomave te garderobes,WC etj.
  • Ne funksion te programit te prodhimit dhe aktivitetit te repartit te riciklimit dhe repartit te mekanikes,mban pergjegjesi per koordinimin ndermjet reparteve kur eshte enevojshme dhe per arritjen e rezultateve prej secilit repart.
  • Punonjesi mban pergjegjesi per mbarevajtjen e punes ne grup me te gjithe personat qe ka lidhje pune per te realizuar detyrat. Ne asnje rast, mosrealizimi I detyrave personale per arsyen e mosrealizimit te bashkepunimit me punonjesit e tjere edhe per arsye te ketyre te fundit,nese nuk do te jete raportuar tek personi pergjegjes per detyrat e dhena, nuk do te pranohet si justifikim. Ne rast se mospermbushja e detyres ka sjelle dem financiar per kompanine, ai do te zhdemtohet dhe do te kete masa administrative ne lidhje me qendrimin e metejshem ne pune.

Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresen e e-mailit: info@ashp.al ose telefononi në Nr. Tel. +355 046 304 145, Cel: 0697320892.

Adresa: “Rr. “Kavajës” (“21 Dhjetori”), Pallati mes Poliklinikës Nr 9 dhe Spitalit Gjerman (Shk.3, Nr.18, Kt.2).

Shenim: Përcaktoni pozicionin për të cilin aplikoni

JU MIRËPRESIM
 


Apply WhatsApp
Back
Top