• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST I KOSTOS DHE VLERËSIMIT EKONOMIK

 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.


 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

SPECIALIST I KOSTOS DHE VLERËSIMIT EKONOMIK

 QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT
Specalisti i Kostos dhe Vleresimit Ekonomik është përgjegjës për analizen ekonomike te projekteve, ndjekjen e procedurave administrative dhe plotesimin e dokumentacionit deri në fazën që një projekt është i gatshëm për t’u implementuar.

 KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

TE DOMOSDOSHME

EDUKIMI / KUALIFIKIMI: Të jetë i/e diplomuar me rezultate mbi 8
PREFEROHET
Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierisë se ndertimit ose arkitekture; në një vend të BE, ose SHBA përbën avantazh

EKSPERIENCA NË PUNË:
1. Mbi 7 vjet eksperiencë pune
2. Eksperience ne kryerjen e analizave ekonomike dhe preventivave per projekte ndertimi.
3. Eksperience ne hartimin dhe finalizimin e ofertave ekonomike per procedura konkurruese.
4. Eksperience ne plotesimin e dokumentacionit per pajisjen me leje dhe licensa qe nevojiten per zbatimin e projekteve;
5. Eksperience me procedurat e tenderimit, apo aplikimit në strukturat publike duke filluar nga përgatitja e dosjes, e deri tek marrja e së drejtës;
6. Eksperience me kontrata.
PREFEROHET
1. Eksperiencë pune në kompani prestigjoze
2. (për një periudhë të paktën 3 vjecare)
3. Eksperiencë pune në fushën e prokurimeve publike
4. (për një periudhë të paktën 1 vjecare)
5. Eksperiencë pune në një kompani që operon në fushën e ndërtimit
6. (për një periudhë të paktën 3 vjecare)
7. Të ketë eksperiencë ne nxjerrjen e lejeve te ndertimit
8. (për një periudhë të paktën 1 vjecare)
9. Të ketë eksperiencë me analiza ekonomike dhe preventivime.
(për një periudhë të paktën 3 vjecare)

GJUHË TË HUAJA: Anglisht (shkëlqyer)
PREFEROHET
Një gjuhë e dytë te BE

NJOHURI KOMPJUTERIKE: Microsoft Office/Autocad
PREFEROHET
Ilustrator, Photoshop, Programe të ndryshme financiare

AFTËSI NDËRPERSONALE:
1. Të jetë njohës i mirë i tregut shqiptar ku ushtrojnë veprimtarinë bizneset
2. Të garantojë besueshmëri
3. Të ketë inisiativë
4. Të jetë i orientuar drejt rezultateve
5. Të punojë nën presion
6. Të ketë aftësi të spikatura komunikimi
7. Të punojë në grup

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “Apliko Online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 21 Korrik 2013, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen;
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top