• Tirane, ofroj vend pune Assistente Zyre/financiere

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
StemLIFE, partneri shqiptar i Cryo-Save AG, banka lider familjare private Europianoveriperëndimore e ruatjes/depozitimit të qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor, e vendosur në stabilimentin /laboratorin e saj të fjalës së fundit të shkencës në Belgjikë, është duke kërkuar për të plotësuar menjëherë një(1) pozicion vakant si :

Asistente administratore zyre -financiere

Kandidatja(duhet të jetë femër) për plotesimin e pozicionit si më sipër do te jetë e ngarkuar me mbajtjen dhe administrimin e zyres ne Tirane te kompanise, mbajtjen e kontakteve dhe ndjekjen e nje numri te kufizuar klientesh dhe gjithashtu mbajtjen/kryerjen e pak veprimeve te finances per nje aktivitet te limituar.

Kandidatja duhet të jetë e re, e paraqitshme, e komunikueshme dhe të ketë aftësinë të ndërtojë e mbajë marëdhenie shumë te mira ndërpersonale e profesionale me koleget dhe partneret e punes. Ajo duhet të shfaqe nje sjellje profesionale, etike dhe korrekte.
Ajo(kandidatja) duhet të ketë një formim e diplomë universitare ne nje nga fushat si: administrim biznesi, financë, etj. nderkohe që pasja e eksperiencave të punës te ngjashme më pare nuk janë nje domosdoshmëri.

Politika e shpërblimit të punës nga ana e kompanisë është e bazuar në performancën e gjithësecilit dhe mënyra dhe masa e saj do të jetë subjekt i negocimit individual.

Kandidatët e interesuar, janë të lutur, që brenda datës 10 Korrik 2013, të dërgojnë një kopje të CV se tyre, sëbashku me një fotografi të kohëve të fundit, në format DOC ose PDF, në adresën email: stemlife72@gmail.com.

Vetëm kandidaturat e përgjedhura e të shortlistuara do të kontaktohen përmes telefonit për të caktuar një kohë për një intervistë pune.
 


Apply
Back
Top