• Tirane, ofroj vend pune Financier

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Financier(e) i(e) SHKEJ.

Pozicioni: Financier(e) i(e) SHKEJ
Punonjësi raporton tek: Drejtori Ekzekutiv i SHKEJ
Qëllimi i pozicionit: Financieri (ja) është përgjegjës/e për menaxhimin financiar të organizatës, në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukim për Jetën.
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Menaxhon aspektet financiare të organizatës
 Mbështet Drejtorin ekzekutiv dhe Menaxherët e projektve në buxhetim dhe planifikimin financiar të SHKEJ,
 Regjistron & Raporton financiarisht, konform të githa rregullave shtetërore për OJF-të si dhe në përputhje me kërkesat e donatorëve,
 Mban marrëdhënie të përshtatëshme me financuesit dhe realizon raporte sipas nevojës, dhe kontratave përkatëse.
 Mban një kontroll financiar të përditësuar të shërbimit me zërat e buxhetit të miratuara.
 Siguron që të gjitha financat janë të administruara dhe monitoruara në mënyrën e duhur,
 Përgatit raportin vjetor financiar të organizatës.

2. Menaxhim ekonomik/ administrativ
 Mbikqyr Projekt Menaxherët në menaxhimin e buxheteve të projekteve sipas skemës/procedurës së miratuar .
 Administron kontratat me të tretë;
 Realizon kontaktet me zyrën e Tatimeve,
 Siguron që rregullat/ udhëzimet e nevojshme financiare dhe kontrollet të jenë në dispozicion dhe në përdorim

Edukimi:
• Aplikanti/ja duhet të ketë arsim të lartë, në degët Financë, menaxhim biznesi apo degë të ngjashme.
Eksperienca:
• Aplikanti/ja preferohet të ketë të experiencë pune mbi 3 vjet në pozicione të ngjashme.

Komunikimi:
• Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
• Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
• Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Aftësi personale:
• Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese
• Të ketë aftësi analitike dhe sintetike, si dhe të zgjidhjes së problemeve.
• Të jetë i/e aftë në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve
Gjuhë e huaj:
Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
Aftësi teknike:
Të jetë i/e aftë të përdorë paketën bazë të microsoft office.
Të zotërojë të paktën një prej programeve financiare ( Alfa, Financë 5 etj) si dhe të ketë njohuri profesionale të programeve të tjera.
Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorëzojnë në adresën elektronike: burimetnjerezore@shkej.org brenda dt. 20.06.2013, ora 14.00, dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi
Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen për datën dhe orën e intervistës.
Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top