• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju. Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore. Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Menaxher Shitjesh".
Përgjegjësitë:
-Të menaxhojë procesin e shitjeve me qëllim arritjen e targetit maksimal të klientëve residencialë.
-Të hartojë një plan/sistem shitjesh në përputhje me nevojat e tregut dhe objektivat e kompanisë.
-Përgjegjës për performancën e ekipit të shitjeve
-Të promovojë portofolion e produkteve të kompanisë.
-Të trajnojë stafin e shitjeve
-Të njohë politikat e kompanisë, kodin etik të biznesit dhe t’i implementojë brenda ekipit të shitjeve.
-Të përcjellë feedback të klientëve dhe të përmirësojë në mënyrë periodike procesin e shitjeve.

Profili:
-Eksperiencë disa vjecare në shitje
-Diplomë universitare, e parapelqyer në Menaxhim
-Aftësi menaxhuese
-I orientuar drejt objektivave të shitjes
-Të menduar dhe vepruar strategjik
-Vetëmotivim i lartë për të sfiduar tregun e shitjeve
-Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Aplikimet do të pranohen deri në datën 30 Maj 2013.​

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top