• Tirane, ofroj vend pune agjent marketing

StemLIFE, partneri shqiptar i Cryo-Save AG, banka lider familjare private europianoveriperëndimore e ruatjes/depozitimit të qelizave staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor, e vendosur në stabilimentin /laboratorin e saj të fjalës së fundit të shkencës në Belgjikë, është duke kërkuar për një(1) :

Agjente promocioni

Kandidatja(preferohet të jetë femër) për plotesimin e pozicionit si më sipër do te jetë e ngarkuar me kontaktimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë individual dhe dhenien e infiormacionit , ndergjegjesimin e promovimin e shërbimit të mbledhjes/ruajtjes së qelizave staminale dhe potecialeve qe ato ofrojne per shendetin, me mjekët obstetër-gjinekologë në rajonin e Tiranës. Ajo duhet të jetë e re, energjike, shumë e komunikueshme dhe të ketë aftësinë të ndertojë e mbajë marëdhenie shumë te mira ndërpersonale e profesionale me këtë kategori me nivel shumë të larte edukimi siç jane mjeket. Ajo duhet të paraqitet e vendosur, këmbëngulëse por gjithashtu etike dhe korrekte. Ajo(kandidatja) duhet të ketë një formim e diplomë universitare në një nga deget e sferës së mjekësisë(e preferueshme), biologjisë, psikologjisë apo sociologjisë ndërsa pasja e eksperiencave të punës te ngjashme më pare nuk është nje domosdoshmëri.

Pas perzgjedhjes se kandidatit, ajo do të kryejë një trajnim të shkurtër prane mjediseve të kompanisë dhe do të pajiset me materialet e nevojshme mbështetese për punen.

Politika e shpërblimit të punës nga ana e kompanisë është e bazuar në performancën e gjithsecilit dhe mënyra dhe masa e saj do të jetë subjekt negocimi individual.

Kandidatët e interesuar, janë të lutur, që brenda datës 30 Prill 2013, të dërgojnë një kopje të CV se tyre sëbashku me nje fotografi të kohëve të fundit në format DOC ose PDF, në adresën email: stemlife72@gmail.com.

Vetem kandidaturat e përgjedhura e të shortlistuara do të kontaktohen përmes telefonit për të caktuar një intervistë pune.
 


Apply
Back
Top