• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kantieri

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Kantieri. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


PERGJEGJESITE:

  • Kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ.
  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Çertifikon volumet faktike të punës, kontrollon zbatimin e çmimeve të kontraktuara deri në finalizimin e situa-cioneve pjesore dhe përmbledhëse.
  • Koordinon programin e punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
  • Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE.
  • Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Organizon dhe koordinon me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) për punime në kantier.
  • Zbaton me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
  • Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodit të veshjes
  • Evidenton nevojat për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore .
  • Përgatit raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
  • Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
KERKESAT:
  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë në inxhineri ndërtimi.
  • Eksperiencë në zbatim dhe menaxhim, minimum 8 vjet.
  • Aftësi shumë të mira në mbikqyrje të punimeve, dokumentimi i tyre, raportim menaxherial.
  • Aftësi në përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe kordinimin e zërave të ndryshme të punimeve.
  • Aftësi të mira në MS Project.
  • Aftësi të mira në Autocad.
  • I vetë motivuar, energjik, i aftë të drejtojë dhe të motivojë ekipin.
  • Zotërimi i gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi.
  • Komunikues i mirë, me shkrim dhe verbal.
  • Fleksibël për të punuar dhe me orë të zgjatura.


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:

burime.njerezore@manetci.al

QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6

Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 13 Mars 2012.
 


Apply
Back
Top