• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Teknik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
WICONA KERKON PUNONJES SHTESE NE POZICIONIN E DREJTORIT TEKNIK
WICONA mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër WICONA ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.
DREJTOR TEKNIK
Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kërkuara:

- Të kenë përfunduar arsimin e lartë, dega Inxhinieri
- Të kenë mbi 10 vjet eksperiencë pune të ngjashme.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office dhe programeve të tjera kompjuterike për realizimin e detyrave
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Aftësi për të punuar në grup

Duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:

-Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës .
-Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
-Të karakterizohen nga ndershmëria,integriteti dhe korrektësia
-Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojnë në dhënien e ideve të reja.
-Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë
-Të ruajnë konfidencialitetin
- Nuk pranohen aplikantë të cilët janë duke ndjekur studime.
-Aplikimi me foto është i detyrueshëm

Disa nga detyrat kryesore janë:
1. Të drejtojë departamentin teknik,
2. Të mbikëqyrë të gjitha proceset e projektimit, prodhimit, montimit, është përgjegjës për to dhe për finalizimin e projekteve në kohë dhe në cilësinë e duhur.
3. Drejtori harton planin e punës dhe ndërton strategjinë në lidhje me realizimin e objektivave të vendosura dhe afateve të përcaktuara.
4. Drejtori merr pjesë në punësimin e punonjësve që i përkasin këtij departamenti, si dhe siguron mbarëvajtjen e punës duke zbatuar me përpikmëri rregulloren e brendshme të Kompanisë.
5. Raporton në mënyrë periodike tek Administratori i Kompanisë, në zbatim të Rregullores së Brendshme.
6. Të tjera në funksion të përmbushjes së detyrave dhe kërkesave të Administratorit të Kompanisë.

CV-te e sjella dorazi prane zyrave tona NUK mund te tërhiqen me sepse konsiderohen si EVIDENCE e Kompanise.

VETËM KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË KUSHTET E MËSIPËRME DO TË PËRZGJIDHEN PË TË ZHVILLUAR NJË INTERVISTË!

Chief Human Resources & Law Department
Blvd."Dëshmorët e Kombit", Twin Towers, Tower 2, Kati 4
Tiranë, ALBANIA
Tel/Fax: 00355 42273012
Mobile: 00355 67 40 41 209
burimenjerezore.wicona@yahoo.com

Cel. : 0674041209
 


Apply WhatsApp
Back
Top