• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi
Menaxhere Marketingu për prezantimin e shërbimeve dhe produkteve unike të ofruara nëpërmjet portaleve të reja të internetit dhe atyre tashmë të njohura në treg prej 15 vitesh.

Detyrat/Pergjegjësitë
- evidentimi i të gjithë bizneseve dhe organizatave që operojnë në Tiranë dhe Rrethe;
- prezantimi i drejtpërdrejtë i produkteve dhe shërbimeve publicitet dhe marketing të printuar dhe dixhital;
- grumbullimi i informacioneve përkatëse për reklamim dhe publikim;
- krijimi dhe ndjekja e një portofoli klientele.

Kualifikime/ Kërkesa:
- Të ketë mbaruar arsmin e lartë, mundësisht në shkenca ekonomike;
- Të ketë aftësi komunikuese, prezantuese dhe shitëse;
- Të ndjehet komod me punën në lëvizje dhe në terren;
- Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e kompjuterit, Paketa Office dhe programe të tjera për menaxhim biznesi;
- Të ketë njohje shumë të mirë të smartphone, iPad dhe tableta të tjerë;
- Të ketë nivel gjuhësor të lartë me gojë dhe me shkrim;
- Përvoja e mëparshme e punës në fushën e marketingut përbën avantazh.

Kushtet e ofruara
- Pagese e kombinuar fikse+përqindje mbi rezultatin qe garantojne te ardhura mujore mbi 60.000 leke.
- Trajnim profesional në nivelet më të avancura të tregut.
- Kushte të avancuara pune dhe teknologjike.
- Mundësi karriere brenda Sektorit dhe/ose brenda Grupit.

Procedura e aplikimit
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, lutemi dërgoni Curriculum Vitae me fotografi në adresën e email-it: burimetnjerezore77@gmail.com
 


Apply
Back
Top