• Tirane, ofroj vend pune Gazetare Terreni

Përshkrimi:
Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi, marrja / përftimi dhe shkrimi i lajmeve kulturore.

Detyrat/Pergjegjësitë:
- ndjek të gjithë aktivitetin kulturor dhe artistik;
- ndërmerr takime me Institucione kulturore dhe Organizatorë aktivitetesh kulturore;
- interviston personazhe te artit, kulturës dhe letërsisë;
- shkruan lajmet dhe informacionet kulturore;
- azhornon çdo ditë portalin e dedikuar për lajmet kulturore.

Kualifikime/ Kërkesa:
- Të jetë njohëse sa më e mirë dhe ndjekëse aktive e jetës kulturore – artistike në sa më shumë fusha si dhe e personazheve të ketyre fushave;
- Të ketë mbaruar arsmin e lartë në Shkenca Komunikimi ose Sociale;
- Të ketë aftësi komunikuese, prezantuese dhe shitëse;
- Të ndjehet komode me punën në lëvizje dhe në terren.
- Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e kompjuterit, Paketa Office;
- Të ketë njohje shumë të mirë të smartphone, iPad dhe tableta të tjerë;
- Të ketë nivel gjuhësor të lartë me gojë dhe me shkrim;
- Përvoja e mëparshme e punës në fushën e marketingut përbën avantazh.

Kushtet e ofruara:
- Pagese e kombinuar fikse+përqindje mbi rezultatin qe garantojne te ardhura mujore mbi 60.000 leke.
- Trajnim profesional në nivelet më të avancura të tregut.
- Kushte të avancuara pune dhe teknologjike.
- Mundësi karriere brenda Sektorit dhe/ose brenda Grupit.

Procedura e aplikimit
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, lutemi dërgoni Curriculum Vitae me fotografi në adresën e email-it: burimetnjerezore77@gmail.com.
 


Apply
Back
Top