• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Edukativ

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Operator Edukativ pranë Qendrës Komunitare EDEN


Pozicioni: Punonjes/e edukativ/e i/e qendrës komunitare EDEN

Punonjësi raporton tek: Manaxherja e projektit të Qendrës Komunitare EDEN


Qëllimi i pozicionit: Punonjesi/ja Edukativ/e është përgjegjës/e për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve në nevojë në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukim për Jetën.

Përgjegjësitë Kryesore:
• Zhvillon aktivitetin e qendres në bazë të planit të punës, programit të aktiviteteve të kësaj qendre .
• Planifikon, programon aktivitetet me fëmijët e Qendrës në bazë të struktures.
• Organizon së bashku me stafin e Qendrës aktivitete reabilituese, integruese dhe gjallëruese me fëmijët pjesmarrës të qendrës.
• Merr pjesë në takimet me projektet e tjera të SHKEJ apo me ofrues të tjerë shërbimesh në terren.
• Merr pjesë aktivisht në takime periodike me stafin per korrdinimin, motivimin dhe monitorimin e stafit.
• Kontakton dhe takon në vazhdimësi familjet e fëmijëve/të rinjve.

Edukimi:
• Aplikanti/ja duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët psikologji, pune sociale, pedagogji.
• Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.

Eksperienca:
• Aplikanti/ja preferohet të ketë të experiencë pune mbi 2 vjet dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
• Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
• Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
• I/e aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
• Të ketë aftësi të mira përshtatje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
• Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
• Të ketë aftësi vëzhguese.
• Të ketë aftësi motivuese dhe nxitëse
• Të ketë aftësi të mira krijuese.
• Të jetë i/e aftë të punojë në grup.
• Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese
• Të jetë i/e aftë në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve

Gjuhë e huaj:
Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Aftësi teknike:
Të jetë i/e aftë të përdorë paketën bazë të microsoft office.

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: qd.eden@shkej.org brenda dt. 07.01.2013, ora 13.00, dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen për datën dhe orën e intervistës.

Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top