• Tirane, ofroj vend pune Shofer

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Shofer ne Qendren Komunitare Eden - Q.K.E.

Pozicioni: Shofer prane QKE

Raporton tek: Menaxherja e projektit Q. K.E

Qëllimi i pozicionit: Eshtë përgjegjës për detyrat e shoferit dhe mirëmbajtjen e mjeteve dhe pajisjeve te punës në Q.K.E
Ai punon në bazë të strukturës së punës së miratuar nga SHKEJ:
• Realizon në frekuencë mujore planin e punës dhe raportin mujor.
• Merr pjesë aktivisht në aktivitete të tjera sociale të organizuara nga SHKEJ
• Merr pjesë aktivisht në takime të stafit të QKE.
• Merr pjesë në aktivitete të ndryshme trajnimi/formimi të ofruara nga SHKEJ bazuar në nevojat e paracaktuara për zhvillim dhe objektivat personale.

Funksionet/ detyrat kryesore:

1. Është përgjegjës për detyrat e shoferit sipas nevojave të QKEden
• Shoqëron me makinën e projektit për nevojat e QKE.
• Transporton materiale në zonat ku vepron projekti, sipas nevojave.
• Mirëmban dhe përditëson në mënyrë ditore rregjistrin e udhëtimeve të makinës.

2. Siguron mirëmbajtjen e të mirave dhe aseteve në administrim të Q.K.Eden
• Është përgjegjës për kontrollet dhe shërbimet teknike periodike të makinës, dhe plotëson rregjistrin teknik të shërbimeve.
• Është përgjegjës për mirëmbajtjen ditore të makinës dhe shërbimeve të papritura që mund të nevojiten.
• Është përgjegjës për mirëmbajtjen e aseteve, pajisjeve të projektit dhe shërbimet e tyre.

Edukimi:
Aplikanti duhet të ketë arsim të mesëm.
Kualifikimi
Patentë e klasit D

Gjuha e huaj:
Njohje baze te gjuheve te huaja ( Anglisht, Italisht).

Eksperienca:
Aplikanti duhet të ketë të paktën 3 vjet experiencë pune të ngjashme me organizata.

Komunikimi:
• Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
• Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
• Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
• Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
• Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.

Kapacitete/kompetenca personale:
• Aftësi për punë të pavarur dhe në grup, duke krijuar një mjedis bashkëpunues.
• Aftësi ndërpersonale dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve.

Aftësi teknike/ kompjuterike:
Njohuri të mirë të paketës Microsoft Office, konkretisht të programeve Word, Excel, Internet Explorer etj.

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: qd.eden@shkej.org brenda dt. 07.01.2013, ora 13.00, dokumentat e mëposhtme:

1. CV
2. Letër motivimi

Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen për datën dhe orën e intervistës.

Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top